‘Urrejtje e madhe për situatën e vështirë ekonomike’/ Spaho: Blerja me listë, më e dukshme se para 2005

‘Urrejtje e madhe për situatën e vështirë ekonomike’/ Spaho: Blerja me listë, më e dukshme se para 2005

23:03, 01/03/2021
A+ Aa A-

Nën kryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka vijuar takimet me banorët, ku sot është ndalur në fshatrat Vreshtas dhe Sheqeras.

‘Gjithandej nuk ndesha pakënaqësi por urrejtje të madhe për gjendjen e vështirë ekonomike, mungesën e punësimit, ndesha të rinj me shkolla të përfunduara por të pashprese për të ardhmen, në dyqane blerja me lista ishte edhe më e dukshme se para vitit 2005, infrastruktura rrugore, arsimit, shëndetësis ishte ajo e ndërtuar para vitit 2013, toka ju përmbytej dhe askush nuk e vinte ujin në zjarr që të mbjellat fshatarëve ju shkonin dëm’, shkruan Spaho në Facebook.

Postimi i plotë i Edmon Spahos:

Sot zhvillova fushate ne fshatrat Vreshtas dhe Sheqeras. Gjithandej nuk ndesha pakenaqesi por urrejtje te madhe per gjendjen e veshtire ekonomike, mungesen e punesimit, ndesha te rinj me shkolla te perfunduara por te pashprese per te ardhmen, ne dyqane blerja me lista ishte edhe me e dukshme se para vitit 2005, infrastruktura rrugore, arsimit, shendetesise ishte ajo e ndertuar para vitit 2013, toka ju permbytej dhe askush nuk e vinte ujin ne zjarr qe te mbjellat fshatareve ju shkonin dem. Ne te dy fshatrat Rama kishte qene gjate fushates se vitit 2013. Kishte premtuar shume dhe asnje premtim nuk kishte mbajtur,

Vendosmeria per te ndryshuar gjendjen sidomos tek te rinjte ishte e madhe, ne 25 Prill Rama humbet dhe Shqiperia fiton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco