Sikur mes ‘personaliteteve’ të kishte pasur një ish-të burgosur politik

Sikur mes ‘personaliteteve’ të kishte pasur një ish-të burgosur politik

07:00, 22/02/2021
A+ Aa A-

Bazuar në nenin 18 të Kushtetutës, çdo person 80 vjeç e sipër që mund të sëmuret nga COVID-19 mund të hedhë në gjyq Kryeministrin shqiptar për diskriminim, për mosvaksinim në kohën e duhur dhe mosrespektim të kritereve të miratuara nga autoritetet shqiptare sipas këshillave të OBSH!

Neni 19, pika b thotë tekstualisht se "askush nuk mund të diskriminohet për arsye sociale ose përkatësi prindërore".

Të ashtuquajturit "personalitete" që janë përzgjedhur për vaksinim si rastësisht janë pikërisht ata që i shërbyen me devotshmëri regjimit komunist, për t'i zgjatur jetën diktaturës.

Gjithë të tjerët, gra e burra që mbijetonin në kushte lemerie në fshatra e qytete djerrë të Shqipërisë si dhe mijëra e mijëra të internuar a të burgosur politikë, "fundërrinat armike" të diktaturës së proletariatit - këta nuk i përkisnin klasës së duhur sociale dhe përkatësisë prindërore-politike, as dje dhe as sot.

Diskriminimi vazhdon.

Nëse mes të përzgjedhurve "personalitete" do të kishte pasur vërtet një të tillë, ai/ajo do ta kishin refuzuar këtë trajtim pa meritë dhe në thelb racist e antihuman.

Vaksinat nuk mund të shpërndahen në mënyrë arbitrare si karamele elektorale për të kënaqur votuesit besnikë të ish-PPSH.

Një kryeministër normal i një vendi që aspiron vlerat e BE-së nuk i ndan qytetarët në "të nënës dhe të njerkës"!

Ky është një rast i paprecedent në Europë dhe nuk mund të kalojë në heshtje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kalem Kalemi21/04/2021 09:39

Po emrat zgjidheshin nga mjeku i familjes more njeres.

Alb025/02/2021 18:28

Cfare bejne ata qe quhen SPAK. Kete qe ben "Rilindja e Leshit" eshte jo vetem akt anti kushtetues po eshte dhe diskriminues .Rilindja e Leshit do te beje vota permes vaksinave .TURP qe SPAK nuk nis investigim te ketij manipulimi monstruoz te piktorit deshtak.Gjithe bota kryen vaksinime me kufije te moshes si dhe njerzit me probleme shendetsore futen jashte radhe.piktori i deshtuar mundohet te mashtroje edhe ata pak personalitete qe kane ngele permes joshjes se vaksinave. Personalitete ne se jane ne te vertete personalitet duhet te bojkotojne kete padrejtesi.

astrit25/02/2021 13:08

A munde dikush te me thote se a ka ndonje nga keta "personalitete" qe vaksinen e tij ja ka dhene ndonje qytetari qe nuk e ka kete targe?

qim sqetlla22/02/2021 09:00

ka 80 vjet qe perdhosen sistematikisht te perndjekurit nga glasa politicka , dhe ne cdo prag rotacion bandash ,....permenden per te lare kromlleqet

Shto koment

Denonco