Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Reagimi i ashpër i ambasadorit italian/ Berisha: Rama urdhëroi sulmin ndaj Casinit

Reagimi i ashpër i ambasadorit italian/ Berisha: Rama urdhëroi sulmin ndaj Casinit

15:51, 27/01/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas sulmit mediatik ndaj senatorit italian Pier Ferdinando Casinit.

Mediat e kontrolluara nga Rama duke tentuar të zhvleftësojnë përgjimet italiane të Ndranghetas, kanë bërë krahasime që kanë sjellë reagimin e ashpër të ambasadorit italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Pas këtij reagimi edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur këtë si një skandal diplomatik të Edi Ramës.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Skandal tjetër diplomatik i Edvin Drogës.

Miq, Edvin Droga, kreu i meduzes se mafies se droges dhe krimit te organizuar shqiptar apo siç e therrasin jashte bosi i Shqiperise, kreu dje ne nje skandal te ri diplomatik ndaj te cilit u detyrua te reagoje ashper ambasadori i Republikes se Italise akredituar ne Tirane.

Ai ndermorri nepermjet mediave te tij te Ymer Çorapes, Arben dhe Karlo Malavites nje sulm te shplare dhe banditesk kunder Pier Ferdinando Casinit, mik i shquar i kombit shqiptar dhe njerit prej personaliteteve me te shquara te vendit mik, senator i Republikës italiane, ish-kryetarit të Dhomës së Deputetëve dhe të Komisionit për Çështjet me Jashtë në Senat,deputetit te Parlamentit Europian, presidentit të Internacionales Demokratike të Qendrës, kryetarit të Unionit Ndërparlamentar.

Ky eshte nje sulm i pacipe, nje akt mosmirenjohje dhe paftyrsesie i Edvin Droges ndaj nje politikani i cili gjate gjithe karrieres se tij ka votuar me zemer te hapur çdo ligj dhe vendim qe Dhoma e Deputeteve, Senati i Italise kane miratuar per te ndihmuar, mbeshtetur Shqiperine, Kosoven dhe kombin shqiptar pavaresisht se cilat forca politike kane qene ne pushtet ne dy vendet tona.

Sulmin e shplare e mafjoz ndaj njerit prej personaliteteve politike me te spikatura  te Italise Edvin Droga e ndermori per te mbuluar skandalin e zbulimit  te lidhjeve koke e kembe  te tijat dhe narkoqeveritareve te tij mafjoz me Ndrageten e vendit fqinj, e cila se pershkak te ketyre lidhjeve ka zgjedhur Tiranen, kullat e betonit qe firmosen vetem nga Rama dhe Veliaj, PPP famoze te Rames per te lare miliardat e parave te veta te krimit dhe droges.

Sulmi skandaloz ndaj senatorit Pier Fernado Cazini i Edvin Droges per te zhurmuar sadopak skandalin e zbulimit te lidhjeve te tij si bosi i  shqiptarve me “Princin” e Ndragetes eshte i njejte  me sulmet qe ky i fundit ndermori pas ngecjes ne Divjake te avionit te Riformatos te mbushur plot droge kunder ishkryeministrit Silvio Berluskoni sikur gjoja ky i fundit kishte organizuar se bashku me Berishen fluturimin dhe ngecjen e avionit me droge  ne plazhun e Dijakes.

Duke perfunduar denoj me ashpersine me te madhe sulmin amoral, te ulte, mafjoz nepermjet lepiresve dhe puthadorve te Edvin Droges ndaj Pier Fernando Cazinit, mikut te madh e te shquar te kombit shqiptar. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 27/01/2021 16:36

ngrihuni ti shporrim mafjozat dhe horrat e shqiperis se nanxin jeten

Shto koment

Denonco