Rama: Nuk ua tregoj vendin ku e morëm vaksinën, se na e vjedhin të tjerët

Rama: Nuk ua tregoj vendin ku e morëm vaksinën, se na e vjedhin të tjerët

21:19, 14/01/2021
A+ Aa A-

Vendi ynë ka filluar fushatën e vaksinimit, e megjithatë ka ende shumë pikëpyetje mbi mënyrën e mbërritjes së dozave në vend e po ashtu edhe shtetit që ja siguroi ato Shqipërisë.

Në media është folur se vaksinat erdhën nga Gjermania, por megjithatë, kryeministri Edi Rama, vijon të mos pranojë të bëjë publik emrin e  shtetit.

I ftuar në “Open”, i pyetur se përse nuk është bërë publike edhe mënyra e mbërritjes së vaksinave, Rama tha se kjo është bërë sikurse në çdo vend tjetër që ka marrë vaksinën.

Ai shtoi se vaksina është bërë ‘si buka në kohën e zisë së bukës”, duke theksuar se ka ende shumë shtete që janë mbrapa sigurimit të vaksinave dhe se për këtë nuk mund të bëhen ende publike detaje nga sigurimi i dozave për vendin tonë.

“Janë marrë në dorë nga autoritete tona dhe nga një njësi speciale sigurie. Pra nga pikëpamja e logjistikës, vaksinat në Shqipëri kanë ardhur siç kanë shkuar në ço vend të botës. Emrin nga ku e kemi marrë nuk e them dot se na është kërkuar konfidencialitet i plotë në një kohë të dytë me siguri do të mund të thuhet dhe unë do bëj falënderime. Nuk e bëmë publike se si mbërritën në Shqipëri sepse jetojmë në një kohë, në kushte të ngatërruara ku vaksinat janë bërë si buka në kohën e krizës së bukës dhe faktikisht, nën rrogoz zhvillohen negociata dhe bisedime nga të katër anët sepse një pjesë që janë vendet e BE, apo SHBA janë më të mbuluar,një pjesë tjetër janë zbuluar dhe rajoni ynë është lënë zbuluar se nuk u përfshi në skemën e parë të shpërndarjes që bëri BE. Por sot janë një sërë vendesh në rajon që nuk e kanë filluar vaksinimin, ndërsa ne kemi bërë punën paralele”, tha Rama

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco