Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Spaho: Përbuzje ndaj diplomatëve që shqetësohen nga molotovët, ndërsa narko-Qeveria masakron qytetarët

Spaho: Përbuzje ndaj diplomatëve që shqetësohen nga molotovët, ndërsa narko-Qeveria masakron qytetarët

23:02, 25/04/2024
A+ Aa A-

“Përbuzje për ndërkombëtarët të cilet ngrihen kundër Opozitës, në aksionin e saj me molotov  kundër masakrës që narkoqeveria ndërkombëtare e Tiranës ka ndërmarrë ndaj qytetarëve të saj”, shkruan deputeti demokrat Edmond Spaho, në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa nesër mbahet protesta e rradhës para bashkisë së Tiranës për largimin e Erion Veliajt nga zyra e kryebashkiakut.

Spaho shkruan se akoma më shumë ndjen neveri për drejtuesit e partive të "reja" të cilët lehin sipas skenarëve të Ramës dhe godasin vec Opozitën dhe flasin për lista të hapura në shtetin narkotrafikat.

Postimi nga Edmond Spaho

Pasi pashë të plotë emisionin e RAI 3, transmetuar nga Syri Tv, më vjen të vjell dhe ndjej neveri për drejtuesit e emisioneve politike televizive që na shfaqen çdo natë në Top Chanel, Abc, Klan, Neës 24, Euronews, A2CNN, Report Tv të cilët janë kthyer në lehës të Qeverisë dhe Edi Ramës, duke budallepsur çdo natë mendjet e shqiptarëve për sufllaqen që marrin nga narkoshteti për shërbimin qe i bëjnë.

Akoma më shumë ndjej neveri për drejtuesit e partive të "reja" të cilët lehin sipas skenarëve të Ramës dhe godasin vec Opozitën dhe flasin për lista të hapura në shtetin narkotrafikat.

Përbuzje për ndërkombëtarët të cilet ngrihen kundër Opozitës, në aksionin e saj me molotov  kundër masakrës që narkoqeveria ndërkombëtare e Tiranës ka ndërmarrë ndaj qytetarëve të saj.

Çohuni shqiptarë dhe mos lini as një mjet pa përdorur për të rrëzuar këtë aleancë kriminale të klanit të Ramës, narkotrafikantëve ndërkombetare, diplomatëve të korruptuar në Tiranë si gjeneral Lisi, plehrave që paraqiten si "shoqëri civile" që financohen nga qeveria dhe klani mafioz ndërkombëtar, "pronarëve të mediave" të cilët janë në të vërtetë narkobanda që bashkëpunon me qeverinë.

Nuk keni cfarë humbni, ngrihuni të shpëtoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco