Pse u fsheh krimi i burrit të ministres? Vocaj skandalizon me përgjigjen epike: Nuk ishte ngjarje sensitive

Pse u fsheh krimi i burrit të ministres? Vocaj skandalizon me përgjigjen epike: Nuk ishte ngjarje sensitive

09:36, 02/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur mëngjesin e datës 20 nëntor 2023, në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Autori i goditjeve me thikë është Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, në atë kohë ministre e Financave Delina Ibrahimaj, i cili ka qëlluar disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) Eri Koshaj.

Rasti në fjalë u bë publik vetëm pak ditë më parë, ndërsa është pranuar edhe nga vetë ministrja Ibrahimaj.

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat sot, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, është pyetur nga SYRI TV për fshehjen e këtij rasti.

Ai tha se rasti ka qenë i vitit të kaluar dhe se policia i ka kaluar materialet në prokurori, ndërsa sqaroi se nuk ishte një ngjarje sensitive nga këto që publikon policia në përditshmërinë e punës së saj.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje.

Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje”, tha kryepolici i Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco