Inceneratori i Tiranës/ Shehaj: Erion Veliaj mori përsipër të paguante nga buxheti bashkisë 100% aferën e inceneratorit të Tiranës

21:31, 16/05/2024
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force në Syri Tv, ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka zbërthyer teknikisht se si ka funksionuar skema e inceneratorit të Tiranës dhe përgjegjësinë direkte që ka në aferë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë diskutimit në studio për deklaratat e zv,kryministres Belinda Ballu, e cila u thirr në SPAK dhe ka dëshmuar si përson në dijeni për inceneratorin e Tiranës, për të cilin Balluku tha në dalje se është një aferë që ka bërë pis të madh e të vogël, Shehaj deklaroi se i gjithë zinxhiri nga Rama, ministrat e kryebashkiakët janë përgjegjës, por ajo veçoi se për Tiranë Veliaj është përgjegjësi kryesor.

Shehaj argumentoi se kryebashkiaku i Tiranës ka qënë këmbëngulës që ajo aferë të realizohej edhe pasi qeveria ia ka kaluar të gjithë përgjegjësinë e financimit Bashkisë Tiranë.

“Këtu nuk po bëjmë një debat për të mbrojtur Ballukun apo Veliajn. Unë kam patur konflikt të hapur me Arben Ahmetajn, kam patur konflikt me shkresa zyrtare. Belinda Balluku nxori një urdhër.  Ai urdhër është akt administrativ. Erion Veliaj, edhe pse Balluku…prandaj themi se ka shumë shkresa dhe do duhet të lexojmë të gjitha shkresat…Urdhëri për ndryshimin e NJZP-s, urdhër ku është emëruar Enrik Hysenbegasi kryetar i NJZP-s. Se mos harrojmë, në 2023 Belinda Balluku i blloki edhe paratë atij zotërisë, po e mori përsipër ai t'i paguajë 100% se do shpëtonte Shqipërinë nga arbitrazhi.

 Dhe në qoftëse Erioni s’kishte ndonjë shqetësim, nuk kishte pse të kishtë shqetësim edhe Enriku që ishte kryetar aty që të bënte punën me të gjithë ata të tjerët që ishin atje. Se edhe në finale, kur bëri kontratën e vlerësimit të koncensionit, ata çoi Erion Veliaj, Namik Thimixhiun, dhe Taulant Tushën. Pra, Erion Veliaj e kishte ekspertizën për të vlerësuar konçensionarin…Tusha dhe Thimixhiu e vlerësuan dhe thanë bën, dhe zgjodhën Klodian Zoton me shokë.

Dhe si ishte e pamundur që ky nuk e kishte ekspertizën e duhur për ta monitoruar, kur ka inxhinierë që kanë ndërtuar gjithë Tironën, këta. Dhe s’kishte inxhinier bashkia që të monitoronte ndërtimin që po ndodhte në incinerator, e para.

E dyta, duke qenë se urdhëri i Belinda Ballukut është akt administrative, mbasi pati komunikim edhe me ministrinë e Financave, mbasi është bërë edhe monitorimi nga ministria e Financave dhe janë gjetur problematika, Erion Veliaj, ky dashnor i madh i ligjit, t’i drejtohej Gjykatës Administrative dhe t’i tregonte vendin Belinda Ballukut. Por e dinte shumë mirë që në gjykatë ai vendim do të rrëzohej, tagrin për të thënë se kush do jetë kryetari i NJZP-s, që e vetmja vlerë që ka është të mbledhi mbledhjen…kaq ka ai për tagër, mblidh mbledhjen, shpërnda detyrat, prodhohet raporti dhe firmoset nga të gjithë raporti, siç është firmosur një ‘memo’ shumë e gjatë që i është çuar Belinda Balluktut.”,- tha Shehaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco