Të dhënat e TIMS-it/ 'Ka indicie për korrupsion', Salianji: Disa kalime me pasaporta në kufi s’janë regjistruar në sistem

Të dhënat e TIMS-it/ 'Ka indicie për korrupsion', Salianji: Disa kalime me pasaporta në kufi s’janë regjistruar në sistem

22:31, 16/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, njëherazi dhe kryetar i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, i ftuar në studion e “Open” ka folur në lidhje me atë që ka ndodhur në punimet e këtij komisioni.

Salianji u shpreh se në gjithë çështjen për sistemin TIMS ka indicie për korrupsion, teksa përmendi se është alokuar një fond prej rreth 15 milionë eurosh për ridizenjimin e sistemit TIMS.

Po ashtu deputeti demokrat tha se ka të dhëna se persona të paautorizuar kanë pasur akses në TIMS.

Ai vijoi duke thënë se ka gjithashtu të dhëna se disa kalime me pasaporta në pikat kufitare nuk janë regjistruar në TIMS, gjë që sipas tij tregon se ka shqetësim për disa udhëtime që nuk mund të justifikohen.

“Qëllimi i kësaj është ky, ndërhyrja në sistemin TIMS, disa variante janë. Sipas shkresës që na ka sjellë kreu i policisë është e këtyre u janë dhënë 15 milionë euro për ridizeinjimin e këtij sistemi. Ka indicie për korrupsion. Nga verifikimi i pamjeve filmike në datën 2 gusht 2023 në orën 17:45 te porta kryesore kanë hyrë: Besjan Tanuzi, Klodian Llazari, Marjana Shehi, Ervin Muca, Xhulia Çollaku, Albana Vrapi, Elvis Hysi, Egli Hoxha. Si mund të hyhet në një institucion që ruan të dhënat e sistemit TIMS dhe nuk lajmëron roja?! Rrinë aty 18 orë dhe drejtori i policisë thotë që unë kam qenë në Dibër.

Nga informacionet që unë kam dhe ajo që ka thënë kreu i policisë, ka të dhëna që, e dini ju që presona të paautorizuar kanë pasur akses në TIMS, si ta keni ju nga zyra këtu? Këto janë të dokumentuara. Ky është skandal që tani. E dini ju që ka të dhëna që nëse kaloni me pasaportë në një pikë kufitare, për disa persona nuk regjistrohet në TIMS. Nëse kjo ka ndodhur në dy raste, a mund të ketë ndodhur në sa raste duan këta? Këta janë të shqetësuar nga udhëtime që nuk i justifikojnë dot”, u shpreh ai.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco