Komisioni për të dhënat e TIMS/ Salianji: Ja pyetjet që iu drejtuan ministrit Balla

Komisioni për të dhënat e TIMS/ Salianji: Ja pyetjet që iu drejtuan ministrit Balla

22:00, 16/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, njëherazi dhe kryetar i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, i ftuar në studion e “Open” ka folur në lidhje me atë që ka ndodhur në punimet e këtij komisioni.

Salianji u shpreh se asnjë prej dëshmive të ministrit të Brendshëm, kreut të Policisë apo specialistit të IT Ervin Muço nuk janë ezauruar plotësisht.

Ai shpjegoi se dëshmia e ministrit Taulant Balla u shty për në datën 28 maj për shkak të një shqetësimi të ngritur nga ana e këtij të fundit, për të dhënat konfidenciale që mund të jepeshin në dëshmi.

Ai vijoi më tej duke zbuluar cilat ishin pyetjet e drejtuara për ministrin e Brendshëm, duke shpjeguar se në gjykimin e tij nuk ka pasur nevojë për një shqetësim të tillë.

Salianji tregoi se ndër pyetjet e drejtuara ishin se “kur u vu në dijeni ministri për sulmin kibernetik dhe si u kuptua situata me sistemin TIMS dhe masat që u morën”, si edhe “a ka pasur ndonjë ekspertizë apo garanci për të deklaruar se nuk ka pasur rrjedhje nga sistemi TIMS”.

“Asnjë prej dëshmive nuk është ezauruar. E kanë bërë betimin 3 dëshmitarët, por për shkak të arsyeve të paarsyeshme në këndvështrimin tim, kanë gjetur një formë për të mos u përgjigjur. Jemi dakordësuar në komision duke hequr edhe pjesë nga vetja për të bërë një hetim të plotë. Ishte një mbledhje e paralajmëruar, nëse kishte problem me certifikatat e sigurisë, mund ta kishin thënë.

PS gjysmë ore para mbledhjes tha se komisioni ka vendosur të mbahet dëshmia me dyer të mbyllura, ne nuk e kishim nisur mbledhjen, ata thanë ka vendim. Duke qenë se insistonin, në dëshminë e zotit Balla, dhe ju siguroj, nuk kërkojmë asgjë të klasifikuar. E kërkuan që të bëhej me dyer të mbyllura, por nuk ka nevojë për certifikatë sigurie, sepse ligji të cilit i referohemi nuk parashikon se duhet certifikata në periudhë hetimi. E pranuam kërkesën q të zhvillohej mbledhja pa certifikata dhe kur erdhi ministri aty, thanë pavarësisht se ju e keni pranuar unë nuk mund të jap elementë që mendoj se mund të përbëjnë shkelje ligji. Ramë prapë dakord që ministri të vijë në datë 28 meqë ka këtë shqetësim.

Kur ramë dakord edhe për këtë, PS tha meqë po ikën ky, nuk kemi pse thërrasim të tjerët. Ne kemi rend dite, as drejtorin as Ervin Muçon thanë të mos e marrim. Kur e morën vesh se Muço kishte ardhur për të dëshmuar ikën.

Cili është shqetësimi? Që publiku të kuptojë, Balla në 30 gusht ka deklaruar se Shqipëria është sulmuar nga një sulm kibernetik në 2022, dhe për shkak të kësaj kemi rritur masat mbrojtëse. Nuk ekziston shqetësim se ka pasur rrjedhje të TIMS. Ata që janë larguar mund të kenë kritika thotë, por asnjë e dhënë nuk ka rrjedhur. Pyetja është kjo, në 9 prill, pasi është ngritur komisioni hetimor, unë mendoj se e kanë bërë pezullimin pas 10 muajsh për shkak të komisionit, është lojtari kryesor. “Për kur u vu në dijeni për këtë dhe si e morën vesh për situatën me sistemin TIMS dhe çfarë masash morët?” Nëse ka një gjë sekrete këtu… “Keni deklaruar se është një betejë dhe nuk ka asnjë shqetësim për rrjedhje, se këtë e ka thënë dhe Rama, ku je bazuar që ke dhënë këtë garanci, ke ndonjë ekspertizë?”, këto ishin pyetjet”, u shpreh Salianji mes të tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco