Studentët e Mjekësisë paralajmërojnë sërish qeverinë: Nëse vazhdoni të na injoroni, do ta merrni përgjigjen!

Studentët e Mjekësisë paralajmërojnë sërish qeverinë: Nëse vazhdoni të na injoroni, do ta merrni përgjigjen!

10:17, 02/05/2024
A+ Aa A-

Studentët e mjekësisë që u ngritën kundër ligjit të qeverisë për mbajtjen peng të diplomave të tyre në përfundim të studimeve, kanë ngritur sërish zërin kundër projektligjit që ka përgatitur Ministria e Arsimit, një vit pas atyre protestave.

Ata nuk bien dakord me ndryshimet e bëra në ligjin e punës së detyruar në Shqipëri pas diplomimit pa u konsultuar me ta dhe e palajmëruan mazhorancën qeverisëse që do të vazhdojnë të ndjekin jo vetëm rrugën ligjore, por do t’i kthehen protestave që bënë jehonë edhe përtej vendit një vit më parë.

“U informuam nëpërmjet mediave në lidhje me një projektligj të draftuar nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e ligjit nr. 60/2023, - thanë studentët sot. -  Shprehim keqardhjen dhe indinjatën në lidhje me faktin që pavarësisht përpjekjeve tona, u injoruam për të dytën herë radhazi në procesin e hartimit të projektligjit.

Duke pasur parasysh shkeljen e afatit të lënë prej Gjykatës Kushtetuese dhe mosplotësimin e boshllëkut ligjor në lidhje me kriteret për punësim, jemi duke u konsultuar me ekipin ligjor për të ndërmarrë gjithë hapat e nevojshme gjyqësore dhe kushtetuese. Çdo përpjekje për të na injoruar në vazhdim, do të marrë përgjigjjen tonë në çdo formë, ashtu si një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco