Xhaferri: Sterilizimi 'sterilizoi' spitalet nga bluzat e bardha!

Xhaferri: Sterilizimi 'sterilizoi' spitalet nga bluzat e bardha!

13:43, 05/05/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Pengmarrja e studentëve të mjekësisë nga Edvin Rama, duke i detyruar të punojnë në Shqipëri 3 vite pas përfundimit të Universitetit të Mjekësisë, ka për qëllim mbushjen e gropës që la eksodi drastik i bluzave të bardha. 

Me largimin biblik të shqiptarëve gjatë qeverisjes së Rilindjes, fillimisht largimi i mjekëve nuk u ndje, por pandemia nxori zbuluar faktin se bluzat e bardha ishin larguar masivisht nga vendi. 

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria renditet e fundit në Evropë për numrin e mjekëve në raport me popullsinë. 

Të dhënat për Shqipërinë që i takojnë vitit 2020 tregojnë se numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 18.8, niveli më i ulët në rang Evropian dhe në Rajon.

Një ndër shkaqet kryesore të këtij eksodi është korrupsioni ku PPP-të korruptive si sterilizimi, check up dhe tenderat për fasadë, marrin pjesën më të madhe për buxhetin financiar dedikuar shëndetësisë. 

Në një vend normal buxheti orientohet fillimisht për mjekët dhe teknologjinë, por këtu piktori me vartësit e tij, duke kryer gjenocid mbi jetët e shqiptarëve kanë vendosur që paratë publike t'i japin tek klientët e partisë, që u financojnë fushatat elektorale!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco