Sot 5 Maji/ Berisha: Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar të ngrihet kundër regjimit të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen...

Sot 5 Maji/ Berisha: Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar të ngrihet kundër regjimit të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen...

14:08, 05/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar ditën e dëshmorëve me një mesazh në faqen e tij në facebook.

“Ne sot jemi vend i pavarur sepse ata flijuan më të shtrenjtën, jetën e tyre për pavarësinë, lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar”, shkruan Berisha.

“Kjo ditë, vijon kreu demokrat, frymëzon çdo shqiptar të ngrihet o sot o kurrë kundër regjimin të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen që po largon me shpejtësi si asnjë pushtim tjetër në histori shqiptarët nga vendi i tyre.

Mesazhi:

Sot 5 Maj, dita e të rënëve të Kombit.

Të dashur miq, sot Kombi Shqiptar përulet me mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh para kujtimit, sakrificës sublime të pavdekshme të dhjetëra e mijëra vajzave dhe djemve, burrave dhe grave që ranë për gjatë 150 viteve kundër copëtimit të trojeve shqiptare, për pavarësinë e Shqipërisë dhe lirinë e Kombit Shqiptar.

Ne sot jemi vend i pavarur sepse ata flijuan më të shtrenjtën, jetën e tyre për pavarësinë, lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar të ngrihet o sot o kurrë kundër regjimit të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen që po largon me shpejtësi si asnjë pushtim tjetër në histori shqiptarët nga vendi i tyre. Nderim për jetë veprës dhe kujtimit të të rënëve të kombit tonë! Lavdi! #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco