Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘4 vite hetim’/ Vasili: SPAK i ka bishtnuar ligjit! I ka dhënë mundësinë Veliajt të fshehi gjurmët

16:50, 05/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka folur për thirrjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në SPAK dhe aksionin provokues të këtij të fundit duke mbjellë pemë te prokuroria.

Vasili u shpreh se i vetmi institucion shqiptar që nuk ka përmbushur detyrimet ligjore në lidhje me hetimin për inceneratorët, pasi i ka bishtnuar ligjit duke i dhënë mundësinë Erion Veliajt të fshehi provat dhe faktet dhe ta thërrasi atë pas 4 vitesh.

Vasili: Opozita e ka kryer dhe po e kryen detyrën e vetë në tërë plotësinë e vetë, qytetarët po kështu. I vetmi institucion në shtetin shqiptar i cili është jashtë detyrimeve që nuk përmbush qëllimisht detyrimet e veta është vetëm organi i hetimit, SPAK-u.

Erion Veliaj thirret pas 4 vitesh në prokurori kur çështja ishte hapur në vitin 2020. Procedimi 255 siç referohet në urdhrin e thirrjes së tij, daton në vitin 2020. Pra kur daton në vitin 2020 një vjedhje e dimensioneve të frikshme që i kalon 150 milionë euro dhe lihet 4 vjet, kuptohet që kjo kohë është lënë qëllimisht që paratë të vidhen dhe të zhduken nëpër offshore. Ti jepet mundësi që këta të fshehin gjurmët dhe provat po këtu kanë qënë pa fat sepse opozita shqiptare i ka siguruar këto fakte dhe prova. Ky fat është i paracaktuar dhe e vetmja gjë ngelet që sa më parë SPAK të lëvizë së pari do të përmbush detyrimin e papërmbushur që ka ndaj ligjit, pra i ka bishtnuar ligjit i është shmangur ligjit, ka shkelur detyrimet ligjore që vijnë për një vepër kaq të rëndë penale të një grabitje të përmasave kaq të mëdha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco