Gazetarët protestë para Kuvendit: E paimagjinueshme të intimidohemi me mesazhe personale nga të zgjedhurit

Gazetarët protestë para Kuvendit: E paimagjinueshme të intimidohemi me mesazhe personale nga të zgjedhurit

09:22, 02/05/2024
A+ Aa A-

Gazetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, për lirinë e medias, në prag të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit.

Në një prononcim për News24, gazetari Isa Myzyraj u shpreh se është e paimagjinueshme të intimidohen nga politika.

“Gazetaria në Shqipëri është e mbushur me problematika, që nisin nga redaksia deri te përballja me politika dhe institucionet. Gazetarëve u është dërguar mesazhe personale nga persona të zgjedhur. Është e pamiagjinueshme që një i zgjedhur të shkruajë një mesazh personal dhe të intimidohen. Dita e sotme duhet të jetë alarm”, tha Myzyraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco