Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Vishu trashë!

Vishu trashë!

23:10, 25/04/2024
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Edhe sikur kallëzimi të mos ishte bërë, italianët të kanë paraqitur dokumentat që janë në dosje dhe që "drejtësia" jote "euro-atlantike" nuk i ka parë...

Janë fotot sinjaletike të tët vëllai së bashku me itineraret me makinën e drogës dhe shoqërinë e bandës së drogës...

Ai "djathi" që ti përpiqesh ta shesësh për "sapun", është "djathë" gjerman, nga "qumësht" gjerman madje edhe me "paketim" gjerman... dhe italianët e RAI 3 e dinë!!!!

Për të bërë këtë "djathë", gjermanët patën sjellë në atë kohë nja 3 duzina oficerë krimesh të anti-drogës, që i instaluan në Shqipëri si rezidentë...

Është pak a shumë ajo koha kur i tregoje Berlinin Merkelit nga ballkoni i zyrës së saj, dhe ajo mahnitej që nuk e kishte vënë re më parë...

Mirëpo "Djathi" nuk mbahet gjatë në sirtar se qelbet erë, sidomos kur është "djathë pa hile"... siç e bën "nemcja"...

Kështu që tani që i doli era, unë një këshillë kam, atë që ia pata shkrujt publikisht edhe Sajmir Tahirit kur i erdhi radha:

VISHU TRASHË, se atje për ku je nis bën ftohtë .... [😉] !!!!

KAQ!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco