Alizoti: Me kaq skandale të Ramës, njerëzit duhet të ishin rrugëve

Alizoti: Me kaq skandale të Ramës, njerëzit duhet të ishin rrugëve

22:47, 25/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti tha se shqiptarët me skandalet që kanë ndodhur do duhet të ishin ngritur të gjithë në protestë.

Duke komentuar dokumentarin e publikuar nga Rai 3, ku ngrihen akuza për korrupsion ndaj Qeverisë Rama, por edhe ndaj Olsi Ramës lidhur me dosjen Xibraka, Alizoti tha se për fat të keq diktatura e 50 viteve e ka kthyer popullin shqiptar në një popull skllav, i cili nuk reagon kundër skandaleve të tilla, por në gjithë këtë, fajin e kanë edhe mediat që “i zbukurojnë” skandalet.

“RAI është BBC e Italisë, sa kohë RAI kopsit një emision të tillë, për një njeri i cili ka dy dokumente serioze, që flet për një njeri që është kryesori i Interpolit, që i është dhuruar një tokë nga një supermafioz dhe flet edhe për të afërmin e kryeministrit, vëllain, ky është një skandal shumë i madh. Sado që të interpretojmë ne, sado të gjithë mediat që Rama i ka mbuluar, ky është tmerri i madh i demokracisë, sepse demokracia jeton nga media. Demokracia humb efektin shok, skandali duhet të prodhonte shok te shoqëria, një tmerr, një zemërim, por media e zbukuron, e relativizon, sepse ai është një njeri produkt i mediave.

Ai njeri nuk ka prodhuar në këtë vend as ekonomi, as strategji, asgjë politike, ka prodhuar karagjozllëk gjithë kohën dhe mafie. Shqipëria është në emergjencë serioze që do donte një bisedë thellësisht serioze, nuk do donte teatër.

Fatkeqësisht “gjilpëra” që bëri komunizmi për 50 vite bëri një popull skllav. Skllavi armik ka lirinë, sepse i jep përgjegjësi. Se ndryshe njerëzit duhet të ishin në rrugëve me këtë që ndodhi, rasti i bashkisë, në çdo vend anormal njerëzit do ishin në rrugë. Këtu vendi është në emergjencë”,-tha Tomorr Alizoti per Euroneës Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco