Dokumentari i Rai-t/ Sulo: Rama është kryeredaktori i lajmeve në Shqipëri, në Itali iu ça mbrojtja e propagandës

Dokumentari i Rai-t/ Sulo: Rama është kryeredaktori i lajmeve në Shqipëri, në Itali iu ça mbrojtja e propagandës

23:17, 25/04/2024
A+ Aa A-

Duke komentuar investigimin e emisionit italian “Report” në RAI, opinionisti Arion Sulo i ftuar në “Open”, tha se ky emision rrëzoi propagandën e ndërtuar ndër vite nga Rama.

“Unë nuk jam dakord kur thuhet se kjo është çmenduri. Për ne është normalitet dhe ne në këtë normalitet jetojmë. Për italianët është çmenduri. Kanë reaguar të tërë. Është përmendur helmimi i opozitarëve nga Putini dhe Rama thotë si më krahasoni mua me atë. Autori thotë se kemi pasur dy herë ndërhyrje.

Nga Lavrovi dhe Rama. Rama për ta çuar deri në ekzagjerim dhe për ta shfryrë thotë se ju nuk duhet ta bëni krahasimin. Rama është një shkallë më poshtë me opozitën. Nuk e ka vrarë, por e ka shkatërruar. Rama, më të shumtën e ditës kjo qeveria dhe Rama veçanërisht e ka propagandë.

Rama vjen nga propaganda, është në propagandë dhe vazhdon të merret. E ka thënë Preç Zogaj në 2013, propaganda gjithçka, puna diçka dhe kështu vazhdon kjo qeveri. Rama është kryeredaktori i lajmeve këtu në Shqipëri dhe në Itali iu ça mbrojtja e propagandës, e blerjes, e heqjes së emisioneve, e blerjes së gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco