Gjekmarkaj: Rama mori drejtorin e RAI3 për presion, sikur po i telefononte drejtuesit të kazanit

Gjekmarkaj: Rama mori drejtorin e RAI3 për presion, sikur po i telefononte drejtuesit të kazanit

22:32, 25/04/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thekson se ndërhyrja e Edi Ramës duke kontaktuar drejtorin e RAI3, pas publikimit të dokumentarit për marrëveshjen e emigrantëve, e duke i bërë presion, ka shkaktuar indinjatë.

Me ironi, Gjekmarkaj shprehet se Rama ndërhyri a thua se po telefononte drejtorin e kazanit, e jo atë të RAI-t.

 “Ngjarja tjetër që ka bërë bujë të madhe që tregon mendësinë, është kjo që ndodhi me RAI-n.

Fuqia që kryeministri ndërhynë për ti bërë presion drejtorit të RAI-3 duke shkaktuar reagime dhe indinjata. Deputetë personalitete që e kanë të shenjtë pavarësinë e institucioneve.

Ndërhyn sikur merr drejtorin e kazanit, jo të RAI3. Po hedh hije dyshime për tarifat, vlerat, fondet, analistët atje e kanë shqetësim të madh investimin e parave publike, dritë hijet e një marrëveshjeje. Nga pikëpamja e saj Italia e kishte një zgjidhje në qytetin e ushtrisë që ka bosh pse duhet të vinte në Gjadër”, tha Gjekmarkaj në “Top Story” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco