Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Skandali me vendbanimet/ Kaso: Reagimi i Lleshaj fatkeq, po përpiqet të shpëtojë fytyrën

Skandali me vendbanimet/ Kaso: Reagimi i Lleshaj fatkeq, po përpiqet të shpëtojë fytyrën

21:09, 30/09/2020
A+ Aa A-

Reagim fatkeq dhe gafë të pafalshme për një Ministër të Brendshmëm e konsideron Ivi Kaso deklaratën e Sandër Lleshaj lidhur me skandalin e e denoncuar nga emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora për shpërnguljen e vendbanimeve të qytetarëve pa i njoftuar.

Në një intervistë për Ora News, sekretari për Çështjet Ligjore në PD i referohet kodit zgjedhor kur thotë se qëndra e votimit të zgjedhësit përcaktohet nga vendbanimi dhe me ndryshimin e tij ndryshon edhe vendvotimi.

Ai apelon mazhorancën të kthejë mbrapsht vendimet e paligjshme në mënyrë që të shpëtojnë çfarë munden nga faqja e tyre si garant që duhet të ishin të përgatitjes së një procesi zgjedhor normal, që sipas tij vetëm i tillë nuk është.

Kaso: U njoh përt fat të keq me atë reagim fatkeq të Ministrit. Ministri do të bënte mirë të qëndronte larg punëve të cilat nuk i njeh. Zgjedhësi voton aty ku ka vendbanimin, në momentin që zgjedhësit i ke ndryshuar vendbanimin, i ke ndryshuar dhe vendin e votimit. Çdo qytetar ka vetëm një vendbanim pavarësisht se mund të ketë shumë prona.Me ligj është i detyruar të zgjedhë një vendbanim të vetëm dhe voton aty ku ka vendbanimin.Nuk ka asnjë zgjedhës në Republikën e Shqipërisë që për vendbanim të ketë një qark të tërë.Tirana është qark, është qytet.Asnjë vendbanim nuk përcaktohet as me qarkun, as me qytetin por ka një numër unik të cilin MInistri e di mirë se është një numër unik që me urdhër të tij në zgjedhjet e fundit u ndërhy manualisht në sistemin e gjendjes civile dhe u fshinë 200 mijë rekorde që nuk kishin një vendbanim të paracaktuar me shifra siç e përcakton ligji. Ua ka ndryshuar dhe u ka dhënë një vendbanim fiktiv. Të njëjtin operacion që e bëri me dhunë duke futur në duart në sistemin e gjendjes civile tani po e bën me sistemin e gjendjes civile duke e bërë një çorbë dhe reagimi i tij i sotëm tregon se nuk e di çfarë bën.

Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka vetëm një vendbanim dhe është gafë e pafalshme e nëpunësit më të thjeshtë të gjendjes civile dhe jo më Ministrit të Brendshëm që në teori duhet të jetë ai që garanton dhe vigjilon jo vetëm mbi rendin e qytetarëve shqiptarë por edhe mbi integritetin e sistemit të gjendjes civile dhe pacënueshmërinë e tij që të thotë gafa të tilla që nuk i ngre kandari kur thotë se nuk ka problem se ndryshojmë vendbanimin se nuk ndryshon vendi i votimit. Po të hapë kodin zgjedhor do të shohë që qëndra e votimit të zgjedhësit përcaktohet nga vendbanimi dhe me ndryshimin e tij ndryshon edhe vendvotimi.Të gjitha këto janë shënuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe bën mirë të kthejë mbrapsht vendimet e paligjshme në mënyrë që të shpëtojnë çfarë munden nga faqja e tyre si garant që duhet të ishin të përgatitjes së një procesi zgjedhor normal, që vetëm i tillë nuk është.

Komisioni i Ligjeve kishte përcaktuar 30 shtatorin si afatin e fundit për ndryshimet në kodin zgjedhor, por Kaso thotë se kjo datë ashtu siç lindi jashtë Këshillit Politik ishte e destinuar edhe të “vdesë” jashtë tij.

Kaso: Dita e fundit e shtatorit ishte përcaktuar nga Komisioni i Ligjeve për të paraqitur produktin për ndryshimet e kodit zgjedhor.Është një datë që ka lindur jashtë Këshillit Politik dhe vdes jashtë Këshillit Politik pasi nuk ka të bëjë me funksionimin normal të Këshillit. Këshilli Politik ka një mbledhje ditën e  nesërme e cila nuk do të ketë axhendën e paracaktuar nga Gjiknuri në shkresën e tij që i mbyll rrugën dialogut por duhet të ketë në radhë të parë adresimin e shqetësimeve që opozita ka ngritur në dy mbledhjet e pafrytshme të fundit të Këshillit Politik si dhe propozimet konkrete që i shtyjnë palët në konsensus që janë materializuar në draftin tonë që ja kemi bërë me dije të dielën Këshillit Politik.Është urgjencë në këtë vend që zgjedhjet jo vetëm të jenë me standarde, por edhe legjitime. Zgjedhjet bëhen për zgjedhësit.

Partia Demokratike ka paralajmëruar padi penale për ministrin Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco