Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ 'Mjerimi pa kufi i Rasim Shahinit, i të braktisurit nga narkoshteti i Edvin Hajdutit'

VIDEO/ 'Mjerimi pa kufi i Rasim Shahinit, i të braktisurit nga narkoshteti i Edvin Hajdutit'

14:01, 04/09/2020
A+ Aa A-

"Mjerim pa kufi! I goditur nga semundja, i mbetur pa shtepi nga termeti, i braktisur dhe diskriminuar nga narkoshteti i Edvin Hajdutit. Ndiqeni videon e meposhtme! "

Me këtë përshtypje ka mbetur, ish-Kryeministri sali Berisha, pasi ka dëgjuar Rasim Shahinin, një invalid nga fshati Shahin i Shijakut, i cili po vuan bashkë me nënën e sëmurë nga mungesa e një shtëpie prej shembjes nga tërmeti, por më shumë akoma nga  vrasja e shpresës prej pushtetit lokal për t'ia rindëruar atë.

“Unë jam Rasim Shahini nga fshati Shahin i Shijakut, - thotë ajo. -  Unë banesën më ka dalë DS4 për t’u prishur. Administratori i Komunës Hardhisht, Xhemali, nuk vjen me na prish shtëpinë, edhe thotë që: “Shtëpinë tënde do ta prish thotë i fundit… do ta bëj  shtëpinë tënde.” Me inat!

Unë e kam nënën 86 vjece , kam motren, e kam të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, marr 300-400 mijë lekë ilace, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi. Kur vjen puna për të bërë shtëpinë, thotë: “Shtëpia jote do rrijë e fundit!" 

Unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë. Nënën 86  vjeçe, vetë paraplegjik, nuk i bëhet shtëpia. Unë po lahem jashtë… me karrocë jashtë.

Hajde verifikojeni, kush të dojë të vijë ta verifikojë. Banja ime është prishur, kur vjen dimri, unë skam nga t’ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot.

Administratori të vijë sa më shpejt në shtëpinë time, të vijë ta shembë, ta bëjë… Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t’ia mbaj më, nga të mbytëm? S’kam ku me shku! Vëre dorën në zemër për mua!”"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco