Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Ndërroi jetë se nuk gjeti gjak në spital/ Rama për skulptorin: Çfarë trishtimi!

Ndërroi jetë se nuk gjeti gjak në spital/ Rama për skulptorin: Çfarë trishtimi!

11:16, 09/08/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një shkrim skulptorit Arben Bajo, i cili u nda nga jeta ditën e sotme pasi ishte në gjendje të rèndë në Spitalin Infektiv dhe nuk u gjet dot gjak për t'i shpëtuar jetën. Familja dhe miqtë e tij kishin bërë thirrje dje për gjak. “Çfarë trishtimi, Ben Bajo nuk do ti hapë më sytë”, e fillon shkrimin Rama për artistin që punoi edhe me djalin e tij, Greg Rama.

Ndër rreshta, kryeministri e cilëson si njëhumbje të madhe për artin bashkëkohor shqiptar, ndërsa kujton se virusi Covid-19 vazhdon të marrë jetë duke sfiduar edhe përparimin e mjekësisë. 

Shkrimi i Ramës:

“Çfarë trishtimi!  Ben  Bajo nuk do t’i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t’i mbijetojë virusit vdèkjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë, me kërcènimin e përsëritjes së kasaphanës së vitit 1918, kur Gripi Spanjoll gllabëroi dhjetra miliona njerëz.

Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar.

Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar.

Eh, jeta është kjo, dihet gjithnjë si mbaron po s’dihet asnjëherë kur mbaron rrugëtimi ynë në këtë botë, ku disa e kanë dhuntinë e fatin të lenë pas diçka që i mbijeton vdekjes, veprën e tyre. Artistët hyjnë tek këta disa dhe kur janë prej vërteti, siç ishte Ben Bajo, kujtimi i tyre pavdekësohet nga prania pa kohë e veprave të tyre mes njerëzve që vijnë e shkojnë, në ndërkohën që veprat mbeten.

Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Benit, fjalët përballë vdekjes s’kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve vdekja nuk le për dëshmitarët e saj.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi09/08/2020 19:02

Hipokrizia e ketij njeriu kalin cdo limit.A thua i beri detyrat mjekesia e reformuar prej tij per keta te semure,apo u reformua per t'u vjedhur dhe ai pak buxhet nga lloj lloj marifetesh me tendera e PPP..Zoti te falte per marrezite tende dhe te bandes we t'i drejton.U prefte ne paqe shpirti i ketij artisti dhe njeriu te mire qe nuk meritonte kete fund te dhimshem

Noni09/08/2020 13:13

Tu mbyllte goja ,syte dhe shpirti i zi Ty mor katil , qe nuk kursen asgje per babezin tende , qe e Ke katandisur mjeksine si as ne luften e 2 boterore , i le njerezit te vdesin e me pas na i ben edhe shkrime , nga ato shkrime qe vetem ti di e qe vetem ti i kupton , Thua , se Bajo hyn tek disa nga artistet e vertete , po ti ku hyn mor artist pa art e pa shpirt ? C'fare do te shkruajne per ty kur te vdesesh ? ( nje ore e me pare e ne menyren me te keqe te marrte Zoti , qe te paguash per te keqiat qe Ke bere e bene )

Muzapopullore 09/08/2020 11:52

U prehte ne paqe shpirti jot Ben. Artist I vertete qe beri skulpture te mrekullueshme. RIP

Shto koment

Denonco