‘Arben Malavita kapet sërish si miu në qark! Ai lan 500 milionë lekë para të krimit’

‘Arben Malavita kapet sërish si miu në qark! Ai lan 500 milionë lekë para të krimit’

14:02, 05/08/2020
A+ Aa A-

‘Në një skemë klasike të larjes së parave, Arben Malavita “blen” në qendër të Korçës ambient me çmim 10 herë më lirë për m2 se sa fqinja e tij, duke larë kështu fiks 500 milionë lek’

Nga Sali Berisha

Miq, gazetari investigativ ka kapur me dokumente zyrtare Arben Malavitën me presh në dorë, në një skemë klasike të larjes së parave të pista.

Kështu, nga hetimi gazetari ka gjetur se Arben Malavita ka blerë në emër të vjazës së tij në qendër të Korçës një lokal me sipërfaqe 134 m2 me një çmim qesharak prej 223 mijë lek m2, ndërkohë që komshia e tij, sipas dokumenteve, ka blerë po aty me çmim 2000 euro apo 10 herë më të shtrenjtë se sa vetë Arben Malavita.

Kështu sipas dokumenteve Arben Malavita e bleu me 224 euro metri katror, kurse komshiu e bleu me dy mijë euro metri katror.

Në fakt çmimi i tregut në atë kohë në qendër të Korçës, në krah të ish-Shtëpisë së Oficerëve, ka qenë të paktën dy mijë euro për metër katror çmimi i njësisë tregtare, por Arben Malavita ka deklaruar se e ka blere me vetëm 30 mijë euro të gjithë lokalin.

Përveç kësaj, ky i fundit ka lumturuar vajzën e tij 20-vjeçare edhe me një garazh 60 m2, që e ka përshtatur në funksion të lokalit, të cilin sipas kontratës e ka blerë me një çmim edhe më qesharak, me gjithsej 500 mijë lekë.

Miq, hetime të mëparshme të gazetarit investigativ kanë faktuar se Arben Malavita është gdhirë milioner me 33% të aksioneve të Lori Kafe pa deklaruar askund se ku i gjeti 700.000 euro për të blerë këto aksione.

Gjithashtu është dokumentuar se ai dhe bashkëshortja, janë fshehur ne Bullgari për të hyrë në ortakëri me mafien e plehrave, që vjedh çdo dite miliona euro së bashku me Edvin Hajdutin nga paratë publike të shqiptarëve me sekserin e tyre.

Po kështu, sipas hetimit Arben Malavita me dokumente të falsifikuara ka rrëmbyer tokë buzë uji në Dhërmi. Ai është paditur nga biznesmenë si gjobëvënës.

Së fundi miq, për larjen e parave nëpërmjet blerjeve me çmime qesharake, ai është frymëzuar nga bosi i tij Edvin Hajduti, i cili deklaroi vite më parë se 5000 metër katror truall dhe oborr të sarajeve të Surrelit i kishte blerë me 2,5$ metrin, ndërkohë që çmimet aty të vërtetuara shkonin nga 25 ne 40$ metri katror.

Ju ftoj që sipas dëshirës të lexoni artikullin e gazetarit investigativ dhe të shikoni dokumentet zyrtare që faktojnë skemën klasike të larjes së parave të pista në qendër të Korçës nga Arben Malavita!

https://www.cna.al/2020/08/04/ekskluvize-zbulohen-dokumentet-si-ben-blushi-bleu-per-30-mije-euro-pronen-500-milion/?fbclid=IwAR0R9Scx7ClKKjBLvUUNTxs_lrDiLZK8Fw_q0ZXqeskiA1A1XqNb5r8Gjw8

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco