Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kërpaçi: Ministria e Arsimit është kthyer në vendin e vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare

Kërpaçi: Ministria e Arsimit është kthyer në vendin e vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare

12:49, 05/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit është kthyer në vendin e vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare thotë Floida Kërpaçi, ish-deputetja e LSI-së.

Në një reagim në rrjetet sociale Kërpaçi thotë se studentët janë të detyruar të paguajnë 20 mijë lekë të vjetra vetëm për aplikim, ndërsa kjo është vetëm tarifa e radhës pas kostove të mbuluara nga familjet e tyre me ekonomi të dobët.

‘Qeveria e koncesioneve dhe taksave e ka kthyer Ministrinë e Arsimit nga tempulli i dijes në vendin e zhvatjes dhe vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare!

20 mijë lekë të vjetra është tarifa që qeveria detyron të paguhet nga maturantët dhe familjet shqiptare për aplikimin universitar!

Kjo është tarifa e radhës pas kostove të mbuluara nga familjet e tyre me ekonomi të dobët, për portofolet e lëndëve, mësimin online dhe kërkesa të tjera gjatë vitit.

Në vend që të rrisin cilësinë e arsimit, të krijojnë hapësira punësimi dhe të mbështesin të rinjtë, këta po i çojnë të rinjtë drejt emigrimit!

Asnjë maturant nuk duhet të detyrohet të paguajë tarifa për arsim drejt një qeverie që ka luksin të shtrojë rrugë floriri, më të shtrenjtat në Europë!!’-shkruan Kërpaçi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco