Nga Rama, te Veliaj e Veliu/ Godasin aty ku është pika më e dobët

Nga Rama, te Veliaj e Veliu/ Godasin aty ku është pika më e dobët

18:45, 29/05/2020
A+ Aa A-

Ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu sulmonte një grua publikisht, vetëm pse është nëna e një djali që ishte dhunuar në mënyrë barbare nga policia pasi doli shëtitje me biçikletë, disa banorë të komunitetit rom kishin dalë të protestonin përpara Bashkisë së Tiranës.

Sigurisht protesta e tyre nuk u dëgjua gjëkundi, por ata po ankoheshin për dhunën shtazore të policisë bashkiake ndaj tyre. Së fundmi, një video e provoi diçka të tillë. Pikërisht ajo polici e kryebashkiakut Erion Veliaj, që kur e nisi rrugën e pushtetit, mori së pari një fëmijë rom në krah dhe e dërgoi në spital me makinën e tij luksoze të ministrisë.

Por tani është koha e dhunës dhe ajo godet si gjithmonë aty ku janë pikat më të dobëta.

Dhe ky pushtet barbar e di shumë mirë se ku janë pikat e dobëta. Pas dhunës mbi adoleshentin, u bë e ditur se pika e dobët ishte nëna e tij, e cila deklaroi se mezi po rriste fëmijët e vetme. Ajo tha se ishte frikësuar aq shumë, sa nuk guxoi të shkonte edhe në spital me fëmijën e saj. Aty, te një nënë e vetmuar është pika e dobët. Aty dihej që do godiste edhe kreu i policisë, një person që do mbahet mend si shofer i Balilit, si kryeshofer i krimit.

Por edhe në krim ka nder dhe hierarki. Ata që dhunojnë fëmijët dhe më të dobëtit janë më të neveritshmit.

Sot u shfaq qartë fytyra e pushtetit të Edi Ramës, i cili që kur e ka nisur, në qendër të dhunës ka pasur ata më të dobëtit, ata që nuk kanë fuqi të paguajnë, që nuk kanë fuqi të punojnë, që nuk kanë fuqi të mbrohen, që nuk kanë fuqi të ngrenë zërin.

Përballë krimit, oligarkëve dhe të fortëve nuk ka fjalë, kurse për të tjerët ekziston shkelmi në fyt. Për atë shkelm po digjet Amerika, kurse te ne të paktën po ‘digjet’ një gjë: rrjetet sociale me fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 29/05/2020 20:08

Qeveri vrastare

Shqiptari29/05/2020 19:10

POLICIA E SHTETIT FATKEQESISHT PAS 2013 U SHNDERRUA NE NJE ORGANIZATE SKANDALOZE DHE JO RIGOROZE. KJO ORGANIZATE NEN DREJTIMIN MJAFT POLITIK TE MINISTRAVE RILINDAS TE RADHES DHE TE DREJTOREVE TE POLICISE, U SHNDERRUA NE NJE POLICI NE SHERBIM TE PARTISE, ORGANIZATAVE KRIMINALE DHE KUNDER INTERESAVE TE POPULLIT DHE TE SHTETIT!! PAS VITIT 2013, PAS LIRIMIT NGA DETYRAT TE POLICEVE "BARKEDERRA" NE RADHET E KESAJ POLICIE HYNE KRIMINELET, TE KORRUPTUARIT, TE PAAFTET, MASKARENJTE, IDIOTET, DEBILAT, INJORANTET DHE ANALFABETET, KY KRYEANALFABETI DHE KRYEINJORANTI ESHTE VETE KY HAJVAN!! 40% E KRYEPOLICEVE TE QARQEVE DHE TE KOMISARIATEVE TE POLICISE SOT JANE OSE TE BURGOSUR, OSE TE SHKARKUAR OSE NE ARRATI SI PERSONA NE KERKIM PER VEPRA PENALE DHE BASHKEPUNETORE NE KRIME TE NDRYSHME!!! KJO ESHTE POLICIA QE DUAM!!! KETU O HAJVAN, NUK BEHET FJALE PER POLICIN QE DHUNOI ATE FEMIJEN E MITUR, ME ATE LE TE MERRET LIGJI, SEPSE JU I BETE TE TILLE. POR SOT BEHET FJALE VETEM PER SJELLJEN, REAGIMIN DHE KOMENTIN TEND PREJ IDIOTI, HARBUTI, MASKARAI, PERDHUNUESI, PREJ NJE PRINDI TE POSHTER, PREJ NJE ENVERISTI TE QELBUR ME ATE MENDESINE TENDE PREJ RILINDASI FAQEZI!!! TI MASKARA DHE DHJAKS MUTI, QE TRIMEROHESH PERPARA NJE FEMIJE TE MITUR DHE INTIMIDON ME HARBUTERI DHE ARROGANCE PREJ RRUGACI ORDINER, NENEN E TIJ, NJE GRUA PA BURRE DHE HALLEXHESHE, DHE TREGOHESH NJE MI FRIKACAK PERPARA BANDAVE TE DROGES, KRIMINELEVE DHE TE ATYRE QE T'I VARIN BOLET NE MAJEN E KANGJELLAVE TE GARDHIT TE DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE POLICISE!!! HARBUT!!! O MUT! DUHEJ TE KISHE DHENE DOREHEQJEN QYSH PERPARA 4 ORESH DHE JO TE QURRAVITESH ME REAGIME IDIOTE!!! SA ME SHUME TE FLASESH PA DHENE DOREHEQJEN, AQ ME SHUME PO E ZHYT VETEN NE GJIRIZIN GJIGAND TE MUTIT TE RILINDJES!!! UNE E DI SHUME MIRE SE SI PO TE SHAN NGA ROBT DHE PO TE OFENDON NE TELEFON SATRAPI I SURRELIT NE KETO MOMENTE!!! NE NJE SHTET NORMAL, AS KRYEMINISTRI DHE AS MINISTRI I BRENDSHEM NUK DUHET TE PRESE ME ASNJE MINUTE DOREHEQJEN E IDIOTIT DHE INJORANTIT, SEPSE IDIOTET DHE INJORANTET NUK DOREHIQEN, POR DUHET TA SHKARKOJNE ATE HAJVAN MENJEHERE NGA DETYRA, NESE KANE PAK, PAK FARE CIPE DHE NDJENJA NJEREZORE!!! LE TE MERRET DREJTESIA ME IDIOT VELIUN DHE VELIAJT!! KETA VEGLA TE NDYRA DHE QORRE TE REGJIMIT NAZISTO-FASHIST TE SATRAPIT TE SURRELIT!

Shto koment

Denonco