Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

'Rama manipulon shifrat'/ Berisha: Krye-epidemiologu i Surrelit bastisi laboratorët që të mos bëjnë testime

'Rama manipulon shifrat'/ Berisha: Krye-epidemiologu i Surrelit bastisi laboratorët që të mos bëjnë testime

21:27, 02/04/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë lidhjes me skype me gazetaren Mirela Milori në ABC News lëshoi akuza të forta për ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu por edhe për Kryeministrin Rama.

Sipas Berishës shifrat në Shqipëri për të infektuarit me covid-19 janë të manipuluara.
Po ashtu Berisha tha se 2 ditë më parë janë bastisur të gjithë laboratorët private në mënyrë që të mos bëjnë testet.

Sipas Berishës mos bërja e këtyre testeve dhe heqja e të drejtës së laboratorëve të tjerë të bëj testet, bën që qeveria të japë shifra të manipuluara dhe të ketë të përqendruar në duart e veta gjithçka.
Po ashtu Berisha sqaroi pse testimi është i domosdoshëm dhe pse ul vdekshmërinë në rastet e covid-19.

Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: A e dini ju se çfarë bëri “krye-epidemiologu” i Surrelit 2 ditë më parë? Çoi policinë dhe bastisi laboratorët private, pse? Që të mos bëjnë testet. Pse të mos bëjnë testet? Sepse do të kontrollojë çdo shifër. Unë dua ti informoj shqiptarët se testi i Covid-19 me PCR që është një nga më të ndjeshmit mund të bëhet në QSUT por këtë ja ka dhënë mikut të vet me koncesion.

Mund të bëhen në dy qendrat në Durrës, spitale private dhe shtetërore, mund të bëhet në spitalin publik dhe privat në Shkodër, mund të bëhet në Vlorë, mund të bëhet në Fier. Por këto nuk bëhen sepse duan ti mbajnë dhe të shpallin vetë aq sa duan, sa duan të sëmurë, sa duan të infektuar, dhe sa duan të vdekur nga koronavirusi.

Ky është problemi madhor dhe s’mund të pranoj këto gjëra kur qytetarët respektojnë karantinën. A e dini ju se puprra 10 ditësh erdhi oferta me miliona maska dhe u refuzua? Pse u refuzua kur ne jemi vendi më të pa pajisur me maska.

Mirela Milori: Z. Berisha ju nuk jeni dakord me menaxhimin e situatës nga ana e qeverisë, a do ketë pasoja te jetët tona ky keqmenaxhim nga qeveria sipas jush?

Sali Berisha: Nuk jam dakord me menaxhimin, përkundrazi ai është kokë-poshtë, është i manipuluar me mashtrime, me terror. Pasoja do të jetë me vdekje të shumta sepse nuk do të bëj testimet. Një gjë është e qartë, numri i testimeve dhe vdekjeve shkojnë në invers. Është duke u bërë një gjë e tmerrshme. Pa asnjë diskutim do të reflektohet në numër të shtuar në vdekje dhe infeksione. Pse ul testimi vdekshmërinë? Testi nuk është ilac por diktim. Dikton virusin, duke diktuar të sëmurin me probleme të tjera shëndetësore, edhe pse mund të shfaqë simptoma të lehta fillimisht atëherë kihet parasysh një kujdes më shtuar te këta pacientë duke i mbajtur ne regjim kujdesi që të mos rëndohet./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco