Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Prof. Kalo u lëshon një recetë shqiptarëve, 'që mos t’i lëshojë zemra'!

Prof. Kalo u lëshon një recetë shqiptarëve, 'që mos t’i lëshojë zemra'!

08:09, 25/03/2020
A+ Aa A-

Profesor Tritan Kalo u ka lëshuar një recetë optimiste sot, qytetarëve shqiptarë, të trembur dhe të lodhur nga karantina prej epidemisë së koronavirusit. Mjeku i njohur ka dhënë këshillën “mos t’ju lëshojë zemra”dhe iu ka afruar këtë recetë qytetarëve.

“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik, -  shkruan ai në Fb. - Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre.

Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Higgins25/03/2020 08:27

Rrofsh doktor! Zoti tju ndihmoje????

Shto koment

Denonco