Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Bruksel: Ju lutem na ndihmoni

Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Bruksel: Ju lutem na ndihmoni

15:21, 17/02/2020
A+ Aa A-

Është mbledhur në Bruksel Konferenca e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Duke folur Edi Rama tha se fatura e dëmeve prej 1 miliardë euro është 6.4 për qind e GDB, ndaj është krejt e pamundur për tu përballuar nga shteti shqiptar.

Ai lëshoi disa here thirrjen për ndihmë përpara përfaqësuesve të vendeve të ndryshme që po marrin pjesë në konference.

Pjesë nga fjala e Ramës në konferencë:

Mund të them se jam thellësisht i prekur dhe mund të them faminderit, ju lutem na mbështesni sa më shumë që të mundeni, faleminderit që keni pranuar ftesën e Presidentes së Komisionit.

Na ndihmoni të ngrihemi nga dëmet dhe të rindërtojmë. Rrënojat që na sfiduan në orët e para të 26 nëntorit janë më të rëndat që nga pasojat që na la pas diktatura. Tashmë vendi duhet të ringrihet dhe ishte motivuese të shihnim sa shumë vende kishim në krah. Ne jemi 4.2 milionë  njerëz, por 1/3 jetojnë jashtë.

Sa i përket dëmeve materiale ato janë të mëdha 6.4 përqind e GDB, dhe ne nuk e rindërtojmë dot vetem prandaj thirrja ime është direkte për ju lutem na ndihmoni të ngremë shtëpitë tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco