Ambasadorët e SHBA dhe BE i shkojnë në zyrë Kryeprokurorit të ri

Ambasadorët e SHBA dhe BE i shkojnë në zyrë Kryeprokurorit të ri

16:44, 11/12/2019
A+ Aa A-

E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Leyla Moses Ones dhe ambasadori i BE Luigi Soreca janë takuar ditën e sotme me prokurorin e ri të përgjithshëm, Olsian Çela.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se, SHBA mbështet reformën në drejtësi dhe rolin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit.

“E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones dhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takuan sot me Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela. E Ngarkuara me Punë përsëriti sërish mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndëkrombëtar dhe korrupsionit”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 12/12/2019 12:25

Takim interesant dy ambasadoret me kryeprokurorin kushedi cfare sygjerimesh do ti ken thene, besoj qe kane biseduar per rilindjen mos ta preki se kemi shume fitime ne €

Shto koment

Denonco