Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Shemben shtëpitë në Shkozë, fëmijë e të moshuar të sëmurë mes gërmadhave: Do flemë në çadra

VIDEO/ Shemben shtëpitë në Shkozë, fëmijë e të moshuar të sëmurë mes gërmadhave: Do flemë në çadra

18:34, 17/10/2019
A+ Aa A-

Mjetet e rënda të IKMT-së shemben dy shtëpi të tjera në zonën e Shkozës në Tiranë. Në prezencën e shumë forcave policore, banesat u shemben brenda një harku kohor prej dy orësh, ndërsa mbetën në qiell të hapur afërsisht 20 persona, të familjeve Kalia dhe Cullhaj. 

Fëmijë dhe të moshuar e kanë të pamundur të shkëpusin të shkuarën. Të vetmet gjëra që kanë mundur të shpëtojnë familja Kalia ishin divanët. Të mbledhur rreth kryefamiljarit, anëtarët e tjerë po shikojnë si mundësi të vetëm ngritjen e një çadre në oborrin e shtëpisë së shembur.

Vetëm pak metra larg shtëpisë së Isnisë, ndodhet ajo e tre vëllezërve Çullhaj.

Në gjendje të rënduar psikologjike ata kërkojnë një zgjidhje pasi kanë edhe fëmijë në shkollë dhe të moshuar të sëmurë.

Ish-deputetit i PD-së, Aldo Bumçi kërkoi që shteti të marr në ruajtje banorët e tij dhe jo t’i hedh në rrugë të madhe. Nesër pritet të shembet banesa e familjes Hoxha.

IKMT ka planifikuar në total për fazën e parë të shembë 15 banesa. Ato preken nga gjurma e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ndërkohë, banorët thonë se Bashkia e Tiranës nuk u ka ofruar mundësi për qira apo banesa sociale.

Kronika e Abc News:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco