Vjen ambasadori i ri i Sllovenisë, ikën ambasadorja e Kroacisë

Vjen ambasadori i ri i Sllovenisë, ikën ambasadorja e Kroacisë

09:52, 13/09/2019
A+ Aa A-

Sllovenia ka dërguar ambasadorin e saj të ri në Shqipëri, Peter Japelj. Lajmin e bëri të ditur Presidenti, tek i cili Japelj paraqiti letrat kredenciale.

"Pata kënaqësinë të pres Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri z.Peter Japelj, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale, - shkruan Meta në Fb. -  Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë. Evidentuam mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve."

    Po sot, kreu i shtetit, Meta i ka dhënë lamttumirën ambasadores së Kroacisë.

    "Takimet e lamtumirës nuk janë të gëzueshme, aq më tepër për një mike si Ambasadorja e Kroacisë znj. Sanja Bujas-Juraga, e cila përfundoi mandatin e saj në vendin tonë, - shkruan në vazhdim Presidenti. - I lumtur që mora premtimin e saj, se së shpejti do rikthehet në vendin tonë me familjen, për të kaluar një fundjavë së bashku, por dhe për të vizituar laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës, për të cilin kanë kontribuar familjarisht.

    Znj.Sanja Bujas-Juraga i dha gjatë mandatit të saj edhe më shumë peshë marrëdhënieve tona të shkëlqyera historike me Kroacinë. Për herë të parë kemi nënshkrimin e Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, që do t’i japë një përmbajtje më të fuqishme raporteve tona në të ardhmen.
    Po kështu vëmendja ndaj arbanasve tanë të përbashkët u rrit si kurrë më parë. Shqipëria dhe Kroacia gjithmonë bashkë!

    Dje në NATO, nesër në BE dhe përgjithmonë në këtë rajon që falë dhe bukurive të dy vendeve tona është më i bukuri në botë dhe nga i cili të rinjtë nuk duhet të largohen."

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco