‘Do më shpëtojë Rama’-Iriqi bisedon me Saimir Tahirin

‘Do më shpëtojë Rama’-Iriqi bisedon me Saimir Tahirin

14:03, 12/09/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - Edhe unë u trondita kur dëgjova se prokuroria kërkon 12 vjet burg për ty. Po ti si u ndjeve?

Tahiri: - Shyqyr që isha ulur, se u dhjeva fare. Ndaj që t’i jepja zemër vetes u ngrita e fola dy orë.

Iriqi: - Po avokati si të la?

Tahiri: - Mos më ndërprit, i thashë se po vdes nga frika.

Iriqi: - Mendoje se do mbërrije te kjo ditë?

Tahiri: - Dhe në kohë të Berishës nuk jam trajtuar kaq  keq. Më ka marrë lumi.

Iriqi: - Po pse pranove gjykim të shkurtuar kur deklaron se je i pafajshëm?

Tahiri: - E pashë si ofertë. Edhe po të dënohem më hiqen goxha vite.

Iriqi: - Po nga PS ke pasur mbështetje?

Tahiri:- Kam pasur pçs. Është shprehje burrash kjo. M’u ndryshk celulari, askush nuk më merr. Kur isha ministër cërr e cërr gjithë ditën. Ma lësho filanin se po shiste mallin tim, mos arresto fistëkun se po bën trafikun tim. Ja, kjo është partia e pastërtorëve.

Iriqi: - Po Rama, ç’thotë?

Tahiri: - Do e zgjidhim, do ia dalim. Nuk futesh në burg. Këto thotë përherë.

Iriqi: - E ke takuar?

Tahiri: - Jo,jo. Me korrierë.

Iriqi: - Po si do të të ndihmojë?

Tahiri: - Ka një zgjidhje origjinale. Të më nxjerrë me të meta mendore. Është budalla do e shkruajnë ekspertët e ja, ngelem jashtë.

Iriqi: - Nuk është fyese për ty?

Tahiri: - Dhe aq fyese jo. Për lirinë plot njerëz kanë hyrë në kanale mutrash veç të arratiseshin. Mua do ma ndërrojnë emërtimin. Nga Saimir Trafikanti do më thërrasin Saimir Deliranti. Nuk ndryshon shumë në melodi. E po mendoj se në të ardhmen do kem plot shokë si vetja.

Iriqi: - Shokë?

Tahiri: - Të çmendur si puna ime do përfundojnë dhe Ulsiu,Tualeti, Xhafaj e fiu... shkon shumë vargu i burrave që ia qn Shqipërisë.

Iriqi: - Po Rama?

Tahiri: - Rama jo, se ka kohë që është skizofren zyrtar. Ia hedh bythës edhe po të djegë krejt Ballkanin. Me fat ai e pa fat atdheu. Ndaj qesh edhe kur përmbytet vendi edhe kur largohen qindramijë. Psikopat, Iriq, psikopat. Ama i gjatë, plot dy metër kallam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco