Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Nuk liroj zyrën’/ Ademi: ‘Rezistencë deri në fund, zbatoj ligjin’

‘Nuk liroj zyrën’/ Ademi: ‘Rezistencë deri në fund, zbatoj ligjin’

21:43, 04/07/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, nga studio e ‘Opinion’ thotë se do të qëndrojë në zyrë pasi është duke zbatuar ligjin.

Ademi tha se përfaqëson njerëzit pasi është zgjedhur në mënyrë legjitime.

“Unë përfaqësoj njerëzit atje, kam detyrimin që të zbatoj ligjin në emër të tyre. Rezistenca nuk është asgjë më shumë se zbatimi i ligjit. Ne jemi drejt rrugëtimit të fundit të një marrëzie, pavarësisht të gjitha presioneve. Gjatë gjithë këtij proces, po flas për zgjedhjet vendore, unë kam zbatuar vetëm ligjit. I jam referuar pikërisht ligjit, këtë e ka dëshmuar më së miri 30 qershori. Edhe qëndrimi im në vazhdim do të jetë në emër të ligjit”, Ademi.

Duke treguar takimin me monitoruesit me OSBE/ OHDIR, Ademi tha se në Shkodër kanë votuar rreh 10 mijë vetë. E duke iu referuar kësaj shifre kryetarja e Bashkisë tha se nuk mund të lejojë që qytetin ta uzurpojë krimi.

“Rezistencat e mia edhe pas 30 qershorit janë ligjore dhe janë në zbatim të ligjit. Kush do ta merrte përsipër që në qytetin e Shkodrës, përballë asaj mase të madhe njerëzish të mund të lejojë që kriminaliteti të uzurpojë pushtetin. Jemi shumë herët për të dhënë përfundime”, theksoi zonja Ademi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 04/07/2019 23:53

Nuk kuptoj qe thoni se nuk e leshoni zyren. Nuk e kuptoni qe ne daten 12 gusht ju nuk do te mundeni te futeni ne Bashki, pasi policija nuk ju lejon. Do te rrethohet bashkija me polic dhe ju nuk hyni dot. Do te jete nje skene qesharake dhe fyese per te gjithe ju. Fatkeqsisht keshtu do te ndodhi. Gangesteri Rama do ti marri te gjitha dhe skeni pare gje akoma. Rama do te behet mbret i shqiperis.....ai i ka shfarosur kundershtaret.

Shto koment

Denonco