Mesazhi i ish-kryeministrit Berisha nga sheshi për Ramën

Mesazhi i ish-kryeministrit Berisha nga sheshi për Ramën

20:51, 25/05/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat nga parlamenti, aty ku edhe janë zhvendosur protestuesit.

‘Edvin Kristaq Rama lexoje mirë këtë mesazh. Mësazhi është i qartë.

Kur të rrëzosh këta qindra mijëra burra e gra që kanë pushtuar Tiranën atëherë mund të cënosh pluralizmin.

Është në mbrojtje të themeleve të kushtetutës që ndërtohet mbi pluralizmin politik. Lexo mesazhin e qytetarëve.

Thirrja ime është: Jep dorëheqjen, dëgjo mesazhin e shqiptarëve’, tha ish-kryeministri Sali Berisha për FaxNews.

‘Fshihesh si frikacak! Dua t’i them mostrës mos mendo as për një të njëmijtën e sekondës se do t’ua rrëmbesh pluralizmin shqiptarëve.

Vetëm atëherë do t’u rrëmbesh shpirtin. Dije mirë se edhe 300 pashë nën tokë po u fute, do të të nxjerrim si mi,’-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco