Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Helmimi masiv në Bulqizë, Çupi: Situata po përkeqësohet, fajtorët të dalin para drejtësisë

Helmimi masiv në Bulqizë, Çupi: Situata po përkeqësohet, fajtorët të dalin para drejtësisë

15:39, 05/05/2019
A+ Aa A-

Ish -Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi komenton situatën e shëndetësore të banorëve të Bulqizës pas helmimit masiv të ditëve të fundit.

Pëmes një postimi në faqen e saj të “Facebook”, Çupi shkruan se situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet, ndërsa kërkon nga autoritetet të marrin masa.

Ndër të tjera, Çupi shprehet se duhet të hetohet më gjerë lidhur me rastin e rëndë që rrezikon jetët e banorëve dhe përgjegjësit e vërtetë duhet të vihen para drejtësisë.

“Situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet dhe numri i të prekurve nga helmimi vjen në rritje. Autoritetet pergjegjese po mundohen kujt tia lënë përgjegjësinë në derë për këtë ngjarje të rëndë.
Banorët e Bulqizës prej tre ditësh po përballen me një situatë të pazakontë duke shkuar drejt 100 numri i të prekurve nga helmimi.

Mjekët thonë se kjo po ndodh për shkak të cilësisë së ujit të pijshëm, nderkohe qe ujësjellësi pret përgjigje analizash.

Nga ana tjetër qytetarët kanë tejmbushur spitalin duke shfaqur shenja helmimi.
Banorët e Bulqizës nuk mund të presin lojën kukafshehti të autoriteteve por duhet të informohen e tu thuhet se cfarë po ndodh me ta dhe nga ju rrezikohet shëndeti i tyre.
I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese, prokurorisë, të nisin sa më parë hetimin për këtë ngjarje që po rrezikon shëndetin e dhjetra banorëve. Përgjegjësit e kësaj ngjarje duhet të vihen përpara drejtësisë.
Uroj shërim të shpejtë banorëve dhe shpresoj që ky masivizim i helmimit të popullatës të ndalet.”-shkruan Çupi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku05/05/2019 16:37

E kanë fajin imperialistët e soical imperialistët revizionistë, armiq të betuar të "rilindjes" shqiptare me në krye liderrin global shokun E Drama. Qëllimi i tyre për të krijuar kaos në prag zgjedhjesh do të dështojë plotësisht, ata ti hanë atë që s'thuhet udhëheqësit tonë të madh. I bashkuar grusht rreth "rilindjes" piplli shqiptar do të vazhdojë edhe i vetëm, rrugën e tij nga fitorja në fitorje.

Shto koment

Denonco