FOTO/ Gazetari e shpjegon: Faktet pse vendimi i Holandës për vizat, nuk ishte për shkak të racizmit

FOTO/ Gazetari e shpjegon: Faktet pse vendimi i Holandës për vizat, nuk ishte për shkak të racizmit

17:05, 21/04/2019
A+ Aa A-

Lajmi se, parlamenti holandez votoi pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë u mundua të shitej nga qeveria dhe mediat në shërbim të saj si një sulm racist dhe i pamotivuar i politikës holandeze. Madje u arrit deri aty sa u theksua se, propozimi kishte ardhur nga partia raciste e Geert Wilders.

Por gazetari holandez Vincent Triest, shumë aktiv edhe në median shqiptare, e hedh poshtë këtë supozim, duke u shprehur se propozimi dhe votimi është bërë nga 3 prej 4 partive që qeverisin sot Holandën.

Ja çfarë shkruan Triest:

Debati i vizave dhe abuzimi me faktet në Shqipëri

"Një nga abuzimet e shumta qe po dëgjoj për vizat dhe Holandën, është që kemi të bëjmë me një “propozim nga Partia raciste e Geert Wilders”. Në fakt mocioni në parlament nuk është bërë nga anëtarët e partisë së ekstremistit Wilders. Por nga 4 partitë kryesore (Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët). Pra kemi të bëjmë me një propozim të 3 nga 4 partitë e qeverisë.

Një tjetër fakt që nuk kemi të bëjmë me ekstremizëm, është se atë ditë u hodh poshtë propozimi që do të bllokonte liberalizimin e vizave për Kosovën. Për Shqipërinë 105 deputetë ngritën dorën, ndërsa për Kosovën 48.

Kjo për shkak se, ndryshe nga Shqipëria, për Kosovën nuk u dha alarmi nga policia dhe prokuroria holandeze”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco