Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Bardhi: Urdhër politik për të sulmuar protestuesit, Sandër Lleshi një mbetje e komunizmit

Bardhi: Urdhër politik për të sulmuar protestuesit, Sandër Lleshi një mbetje e komunizmit

13:28, 15/04/2019
A+ Aa A-

Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë për mediat sapo ka dalë nga Prokuroria, ku ka dëshmuar për dhunën që Policia ka ushtruar mbi protestuesit.

i pyetur nga gazetarët nëse i druhej një arrestimi të mundshëm, pasi pak ditë më parë Ministri i Brendshëm paralajmëroi akuza të forta për organizatorët, që sipas tij kishin cënuar rendin kushtetues, Bardhi u përgjigj:

"Ministri i Brendshëm është një mbetje e kohës së komunizmit që quan të drejtën për protestë të qytetarëve si një puç kushtetues. Koha kur protesta trajtohej si  puç kushtetues, do të duhet ti thoni  ministrit të Brendshëm, që e përsëris është një mbetje e komunizmit, që ka përfunduar 30 vite më parë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ministër të Brendshëm, asnjë drejtues policie, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar që do të mund të trembë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të fituar me gjak përpara 30 vitesh. 

Të protestosh është një e drejtë legjitime në demokraci. Vetëm për një mbetje të komunizmit si Sandër Lleshaj, protesta është një puç kushtetues. Ju keni parë, keni qenë atje dëshmitar, nuk ka patur asnjë akt dhune ndaj asnjë punonjësi policie. Ju bëj apel që të verifikoni se ku kanë hyrë dhe ku kanë dalë aktorët policë në spitalin e Traumës, ju garantoj se kanë shkuar në spital vetëm për të bërë filmime dhe fotografi me ministrin dhe kanë dalë menjëherë. Fakt i cili provohet edhe nga raporti paraprak i Avokatit të Popullit. 

Sepse skenari i tyre është një skenar kriminal, duan të nxisin dhunën tek protestuesit. Deri më tani protestuesit kanë qëndruar dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore, nuk ka patur asnjë akt dhune dhe asnjë sulm ndaj punonjësve të policisë. Sa kohë nuk ka patur sulm nga protestuesit duhet të evidentohet se ku u dëmtuan punonjësit e policisë.

Personalisht, as nuk trembem, as nuk jam trembur. Do të vazhdoj të ushtroj detyrën time si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që na janë përgjigjur deri tani dhe jam i bindur se do të na përgjigjen pa asnjë droje dhe pa asnjë frikë.

Frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e regjimit komunist. Do të duhet thjesht t’i thuhet Ministrit të Brendshëm që komunizmi ka përfunduar përpara 30 vitesh.

Pyetje: Z.Bardhi, si i komentoni masat ndaj protestuesve ndërkohë që policia e cilëson si të jashtëligjshme dhe për këtë fakt ka pasur disa thirrje ndaj jush.

Gazment Bardhi: Unë nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim, pavarësisht se kam dhënë kontakte publike. Unë nuk dëgjoj median gjatë ditës së protestës, unë kam dhënë kontaktet e mia dhe të drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike me të cilët punonjësit e policisë kanë detyrimin që të bashkëpunojnë në ditën e tubimit.

Nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim për të kërkuar mbështetje nga punonjësit e policisë, nuk di të ketë pasur qytetarë të maskuar, ka patur një dekor të disa qytetarëve të cilët kishin vënë në mënyrë simbolike maskën e njeriut më të urryer sot në Shqipëri që quhet Edi Rama, për të treguar që është një fytyrë e cila shqiptarëve do të duhej t’i hiqej qafe sa më parë, sepse u ka marrë frymën, i dhunon çdo ditë me akte korruptive dhe me veprime të tjera që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

Pyetje: Z. Bardhi, megjithatë edhe në këto momente janë të ndaluar shumë protestues të opozitës...

Gazment Bardhi: Unë e përsërita. Janë 40 qytetarë të ndershëm të Republikës së Shqipërisë që sot mbahen të arrestuar nga policë të korruptuar, sigurisht me bekimin e disa prokurorëve të korruptuar në këtë godinë ku ne jemi që mendojnë se do të kalojnë vetingun duke u kthyer në shtojcë të policisë së shtetit. 

Ju jeni gazetarë, do të duhej të verifikoni këtë që unë po ju them. Të 40 qytetarët që mbahen sot nën arrest nga policia dhe prokuroria nuk kanë asnjë provë filmike, asnjë pamje, asnjë provë që ata të kenë kryer akte dhune. Ka vetëm procesverbale të punonjësve të policisë, që në 100 mijë qytetarë kanë indentifikuar 40 dhe thonë, pavarësisht se janë arrestuar pa asnjë procesverbal të tillë, kanë plotësuar më pas raportet e shërbimit, duke akuzuar qytetarë të ndershëm, që kanë kryer akte dhune.

Prandaj edhe apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët të mos bëhen vegla të këtij akti kriminal, të zbatojnë ligin, sepse dita kur do të përgjigjen një më një për çdo shërbim kriminal ndaj kësaj qeverie ilegjitime, është më e afërt se kurrë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera15/04/2019 13:40

Te dy duhen (duhet te ishin) ndeshku: edhe urdheri politik, edhe zbatusi !

Shto koment

Denonco