Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Edi Rama: Do ta shkrijë opozitën, siç bëri Musolini në Italinë e viteve 20-të

Edi Rama: Do ta shkrijë opozitën, siç bëri Musolini në Italinë e viteve 20-të

14:45, 02/04/2019
A+ Aa A-

Edi Rama gjatë takimeve me përkrahësit e partisë së tij, më së shumti të thirrur e të urdhëruar nga radhët e administratës, ka folur sot me tone teje të ashpra kundër opozitës së bashkuar, madje edhe duke kërcënuar me eliminimin e saj.

Rama gjatë fjalës në Librazhd ka arritur deri aty, sa që e ka krahasuar veten e tij me diktatorin Benito Musolini dhe partinë që drejton me atë fashiste të fillim viteve 20 të shekullit të kaluar në Itali, të cilët eliminuan opozitën për të instaluar një diktaturë, e cila e çoi vendin në rrënim të plotë.

‘Në vitin 2017 ata i humbën zgjedhjet duke qenë në qeveri. Ne mundëm Saliun duke qenë në pushtet dhe jo më Lulin me ‘fallxhoren’. Ata do shkrihen si një parti në Itali në vitin 1920. Ashtu do shkrihen edhe ata. Kjo histori duhet të marrë fund. Ata nuk e kanë kuptuar pse humbin. Në 30 qershor ne do fitojmë edhe në Kukës. Do fitojmë edhe më thellë në 30 qershor.

Por si ‘u shkri një parti’ në Italinë e viteve 20-të dhe çfarë ndodhi pas kësaj në këtë vend?!

Në Italinë e Musolinit, në vitin 1924, deputetë të opozitës braktisën ‘parlamentin zyrtarë’ dhe vendosën të zhvillojnë një seancë plenare më vete për shkak se kërkonin nga qeveria fashiste që të sqaronte të gjitha hollësitë e zhdukjes së Xhakomo Mateotit, politikan antifashist dhe gazetar, sekretar i Partisë Socilaiste të Bashkuar, i vrarë nga skuadristët fashistë të drejtuar nga Amerigo Dumini. Mateoti u eliminua dhe për këtë u akuzua më së shumti vetë Musolini, për shkak të denoncimeve prej tij të mashtrimit elektoral të realizuar nga fashistët, në zgjedhjet e 6 prillit 1924.

Pas këtij akti deputetë opozitarë ‘ndanë më dysh’ parlamentin duke u mbledhur jo në një tendë, por në një sallë të Montecitorios. Emrin Seçesioni i Aventinos e mori simbolikisht nga Kodra e Aventinos në Romë ku në antikitet mblidheshin plebejtë në konflikt me patricët.

Socialistët, Kristiandemokratët dhe disa liberal nisën bojkotin e plotë të parlamentit në korrik 1924, me synim imponimin e shkarkimit të Musolinit nga mbreti. Musolini nuk u shkarkua dhe në një fjalim të mbajtur në 3 janar 1925, ai pranoi përgjegjësinë politike, morale dhe historike për ngjarjen. Ai gjithashtu pranoi klimën e dhunës kundër opzitës prej tij personalisht, por duke ngritur alibinë dhe apeluar, se të gjitha këto i bënte për hir të ‘stabilitetit’ të Italisë. Shkrirja e opozitës anti-Duçë në atë kohë çuan edhe vendosjen e diktaturës së Musolinit, e cila më pas dihet se sa I kushtoi popullit italianë.

Edi Rama që nga dalja e opozitës zyrtare nga parlamenti, e ka krahasuar atë disa herë me rastin e mësipërm duke e quajtur ‘Opozita e Avenitos’. Madje këtë gjë e ka bërë, edhe në mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Think tank02/04/2019 19:04

Ky i bën të gjitha dhe s'ka nevojë të pyesë njeri tjetër, sepse i di bitha më shumë se koka. Për punë të rëndësishme, gjithmonë, i referohet historisë dhe ka dëshirë, ato që kanë ndodhur 100 vjet e andej, t'i aplikojë në vendin e tij , me që iu dha rasti. E rasti një herë vjen. Kur djalli vjen në pushtet, vetëm ferrin din të ndertojë për popullin e vet.

Balo Bna02/04/2019 17:46

Piazzale Loretto....

Gramoz02/04/2019 15:32

Paska qene kryekari ne katunin e tualet narit, gojores me pagese te ridhjerjes siçiliste. Na i paska knoq me estrade edhe ata pak katnare qe kan ngel ne katunin e tualetit, vazhdon me cirkun shetites kllouni i ridhjerjes duke ju kujtu njerzve nje film te socrealizmit, cirku ne fshat dhe kryezorraxhiu edver ne rolin e Ben noflles. Ne fakt bon mire, jo per gjo po knoqen edhe katnaret e shkret me shakat e kripura te kryekllufit, e paçin sa malet se ja zbukuron dhe jeten artistike derisa bashk me tualetin, te hapi prap vatrat e kultures si ne kohen e bab Dulles.

tironci02/04/2019 14:58

Ky osht mbi te gjitha kriminel se ska mundsi te lulzoje krimi kaq acik si lulzo sot. Thot kshu ky palla se opozita osht faktorizu qe ka dal mrruge e i rreziko seriozisht pushtetin. Opozita ka gjynofe sa te dush po me krimet e ktij ska te matme kurre. Ky bon krim urban me kullat e betonin, ky bon krim tu ja lon qeverin kosovarve tarravele, bibave kurvave, hajdutve e kriminelve, Ky bo krim kur bo cope financat e shtetit me ppv e ofiqe kriminelesh, Ky bo krim me shnetsine, me arsimin me rendin, ne cdo hap qe hudh ky ka i krim mbrapa. Po dihet qe i kardh funi dhe bon so gore ime me gjith rileshjen e me gjith deputetet pupace te opozite qe i ka ul mkarrike me leke.

Shto koment

Denonco