Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

KQZ, ultimatum partive: Urgjent komisionerët brenda ditës së sotme

KQZ, ultimatum partive: Urgjent komisionerët brenda ditës së sotme

11:28, 18/03/2019
A+ Aa A-

“KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor.”

Ky ka qënë ultimatumi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve sot, nëpërmjet zëdhënëses Drilona Hoxhaj, në kuadrin e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Hoxhaj tha për mediat se “data 18 mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të). Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ. 

KQZ këkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor. 

KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor. 

Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco