‘Dy fjalë për ndërkombëtarët’, reagimi i Sali Berishës

‘Dy fjalë për ndërkombëtarët’, reagimi i Sali Berishës

22:21, 14/03/2019
A+ Aa A-

Teksa në emisionin “Opinion” flitet për aksionin e opozitës, protestën e së shtunës dhe rolit e mendimit të ndërkombëtarëve në zgjidhjen e ngërçit politik në vend, vjen edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha sqaron qëndrimin e faktorit ndërkombëtar lidhur me veprimet e fundit politike të opozitës në vend. Ai i jep rëndësi pasqyrimit që mediat ndërkombëtare i kanë bërë aksioneve të fundit politike të opozitës shqiptare teksa shpehet: “Protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave të mëdha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit të kakistokracisë”.

Postimi i plotë i Berishës:

Duke ndjekur “Opinion”! Dy fjale per nderkombetaret. Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar nderkombetar nuk mbeshtet dhe nuk mund te mbeshtese djegien e mandateve.

Se dyti, mendoj se opozita ka mirekuptim per keto qendrime dhe po ben gjithçka per te qartesuar shkaqet qe detyruan opoziten per vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne teresi me protesten dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtesi te rrufeshme pushtetin e katert boteror.

Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje boterore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kunder lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papermbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorise, proteston kunder narkoshtetit dhe kontrollit te Shqiperise tashme Kolumbi e Europes nga mafia. Si perfundim, protesta historike e opozites nepermjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemren e komunitetit nderkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.

Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores! Cunami i datës 16 mars do mahnise boten! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco