VIDEO/ Shpërthen Salianji, nxjerr nga emisioni deputetin e ri që mori mandatin e PD-së

VIDEO/ Shpërthen Salianji, nxjerr nga emisioni deputetin e ri që mori mandatin e PD-së

21:30, 04/03/2019
A+ Aa A-

Një debat mes ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe deputetit më të ri që ka marrë mandatin e PD, Lefter Maliqi, ka bërë që ky i fundit të largohet nga studio.

Të ftuar në “Byro Politike” në ABC News, Salianji nuk ka pranuar që të qëndrojë në një tryezë me deputetin e ri, duke bërë që Maliqi të largohej e më pas t’i bashkohej tryezës me një lidhje direkte nga zyra e tij.

“Unë mezi po pres, dhe nuk jam mësuar të pres, por jam mësuar me përballje në studio, dhe nuk e di përse nuk pranuan ata që të rrija në studio. Habitem kush flet për moral.. Ky sistem është i kalbur që në 1990. Dua t’u bëj një pyetje atyre në studio, po partitë e tyre kanë blerë, kanë vjedhur vota? A kanë kërcënuar këta PS për vota? Unë jam me demokratët e ndershëm,jam kundër drejtimit dhe lidershipit të PD. U lodhem tre muaj në çadër, dhe u bë një pazar i pistë. pasi nohën rezultatin, u kujtuan tani , pasi doli kjo dosje… dosje të tilla ka edhe tek PD edhe tek LSI. Mandati im është moral, unë nuk jam i pacipë dhe pa moral”, shpreh Maliqi.

“Mund ta ftoni në studio, por pa diskutim, jo vetëm që nuk legjitimohet për të ndenjur në studio, por të njëjtin fat do ta ketë kudo, duke ndenjur fshehur. Një deputet që le mandatin për t’u bashkuar opozitës, është akt për tu vlerësuar, por ai nuk është pjesë as e opozitë fasadë, por maxhorancë plus, që po krijohet siç e di Rama”, u shpreh Salianji pas fjalës së Maliqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fu04/03/2019 23:07

Ato 300mij euro i bofsh ilace..hale

Genci04/03/2019 22:57

Lefter Lefteri do perfundosh ne kazan te plehrave ti dhe ata legena qe po dalin kunder popullit.

t04/03/2019 22:50

Ti mer gic jo vetem qe nuk perfaqeson pd,por as veten tende nuk perfaqedon atje.je thjesht nje pupac qe rilindja do talli b....me ty

Shto koment

Denonco