Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Studentët lebër i këndojnë një iso, Ramës, nga fakulteti: S’jemi dele siç do ti, për 8 pikat kemi dalë, do t’i marrim nji më nji!

VIDEO/ Studentët lebër i këndojnë një iso, Ramës, nga fakulteti: S’jemi dele siç do ti, për 8 pikat kemi dalë, do t’i marrim nji më nji!

13:39, 11/01/2019
A+ Aa A-

Studentët protestues jo vetëm nuk po dorëzohen për plotësimin e kërkesave të tyre, por revolta sa vjen e po bëhet më interesante, sepse dita –ditës ata po gjejnë forma të reja për të shprehur revoltën dhe ushtruar presion mbi kryeministrin.

Një risi është kjo e sotmja, kur një student, talent i iso labes me sa duket, ka mbledhur shokët e tij dhe ia ka thënë me vargje të zgjedhura, mesazhin e të gjithë shokëve të tij, kryeministrit deputet të Vlorës. Dëgjojini këngën e tij, sjellë nga gazetari Ermal Rizaj./ar.sh/SYRI.NET

Dëgjoni ç’na ka thënë I Gjati
Na tha ngelësa, na tha qenë
Herë pengmarrës, herë qorra
Gjë pa thënë nuk na ka lënë!

 

....E na flet për edukatë,
I gjati Kryeministër,
Nesër do të na thotë gomerë,
Kërkon të na vërë kapistër!

 

Jepi Edvin Kryetari,
Një për një të gjithë na shajnë,
Ne të gjithë jemi fajtorë,
Vetëm ti nuk paske faj!

 

S’jemi ngelës, s’jemi qenë,
S’jemi dele siç dot ti,
Për tetë pikat kemi dalë,
Do t’i marrim nji më nji!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco