Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës shtrëngojnë duart sot në Pejë

Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës shtrëngojnë duart sot në Pejë

07:45, 26/11/2018
A+ Aa A-

Qeveria  e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës dotë bashkohen sot në qytetin e Pejës në Kosovës në një mbledhje të përbashkët e të bërë traditë vitet e fundit.

Ceremonia shtetërore do të nisë në orën 10:15. Më pas do të nisë takimi me nënshkrimine marrëveshjeve mes dy shteteve dhe në fund do të jepet një konferencë shtypi e përbashkët nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Takimi përfundon në orën 13:00 me fotografinë e përbashkët të të dy kabineteve.

Ky takim i dy qeverive do të ketë edhe sfondin e tij. në qëndër të Pejës po ndërtohen në miniaturë disa nga objektet më të njohura të dy vendeve.

Takimi dyditor ndërmjet qeverise Haradinaj e Rama, sipas mediave kosovare, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 120 mijë euro.

Axhenda e takimit:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco