Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Vasili-Marku: Nxirre Ramën para drejtësisë, ky është shansi i fundit që ...

Vasili-Marku: Nxirre Ramën para drejtësisë, ky është shansi i fundit që ...

18:09, 11/07/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka bërë thirrje Prokurores së përgjithshme të Përkohshme, të çoja para drejtësisë kryeministrin Edi Rama, i vetëpaditur për çështjen e audiopërgjimit të Agron Xhafajt.

Sipas vasalit ky është çasti i fundit që Marku të çojë në vend dinjitetin dhe integritetin e institucionit që ajo përfaqëson.

Ja postimi i Vasilit:

Shansi i fundit per prokurorine perballe kryeministrit fajtor.

Prokuroria ka perpara proven e fundit per te ndryshuar dicka nga integriteti i saj i tronditur rende duke cuar perpara drejtesise kryeministrin e vetpaditur ne ceshtjen e audiopergjimit te Agron Xhafes.

Pas turpit dhe fajit shume te rende te prokurorise, qe mbylli dosjen e kryeministrit kur ai ne 25 qershor i beri thirrje policise te flakte uniformat dhe te bente vota per partine socialiste,sot eshte shansi i fundit qe prokuroria te ruaje kegjitimitetin e saj.

Qendrimi i deritanishem i prokurorise dhe prokurores se pergjithshme qe kane bere shehtan budallane sikur s'shohin,sikur s'degjojne dhe sikur s'kuptojne eshte nje qendrim i paligjshem dhe i denueshem, qe e ben ate te rreshkase drejt ilegjitimitetit.

Ky eshte shansi i fundit.

Kryeministri u vetdenoncua publikisht dhe hapur duke thene se ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes dhe i ka rezultuar manipulim.

Ka disa pyetje te medha qe ndajne ligjin nga antiligji dhe qe ndajne gjithashtu se ne cilen ane eshte vendosur prokuroria.

Ja pyetjet pa pergjigje:

1.Videon e kishte vetem prokuroria ku u depozitua.Ku e gjeti kryeministri videon,a mos prokuroria ja dha atij???

2.Pse kryeministri ben hetime kur prokuroria tashme kishte filluar hetimin???

3.Me cfare fondesh u be hetimi nga kryeministri??

4.Pse nuk e coi kryeministri kete prove ne prokurori???

6.Pse prokuroria nuk ja kerkoi kete prove kyçe kryeministrit???

7.Pse prokuroria me tu njohur me deklaraten publike te 16 majit te kryeministrit nuk filloi hetimet kryesisht???

Keto jane pyetje te pakapercyeshme.

Cdo mbrojtje e metejshme e prokurores se pergjithshme dhe e prokurorise per kryeministrin do te thote inkriminim i tyre pa kthim dhe ndeshkimi per ta eshte i pashmangshem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco