Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Berisha: Me Reformën në Drejtësi Rama bëri grusht shteti, Lu e Vlahutin e ndihmuan

Berisha: Me Reformën në Drejtësi Rama bëri grusht shteti, Lu e Vlahutin e ndihmuan

21:03, 20/06/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se refoma në drejtësi, mbetet problemi kryesor i vendit tonë, ndërsa e cilësoi si grusht shteti.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se vendi qëllimisht ka mbetur pa gjykata dhe për këtë krahas kryeministrit akuzon ashpër Ambasadorët Lu e Vlahutin.

Berisha: Ata që e nisën që në fillim për ta parë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, e bënë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, por me këtë, ata i bënë gjëmën Shqipërisë. Zëvendësuan shtetin ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës.

Dedaj: Është një reformë që është përkrahur shumë nga dy selitë diplomatike, BE dhe SHBA-të?

Berisha: Ata kanë punuar me vendosmërinë më të madhe për projektin Soros. Të dy ambasadorët kanë punuar vendosmërisht për projektin Soros.

Dedaj: Pra janë edhe ambasadorët pjesë e këtij projekti?

Berisha: Sigurisht që janë, nuk ka asgjë për t'u dyshuar. Por ata nuk mbajnë përgjegjësi për këtë. Ambasadorët mbajnë përgjegjësi para qeverive të vendeve të tyre me Kushtetuta. Në Kushtetutën e Shqipërisë ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ndaj shtetit shqiptar, kanë Konventën e Vjenës. Këtu është problem i Edi Ramës. E di që ndonjëri prej tyre thotë në tavolina; hë mo se nuk është ndonjë gjë pse nuk është Gjykata Kushtetuese.

Dedaj: Thotë ambasador?

Berisha: Absolutisht! Këtu, qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Evropë që nuk shkojnë dot në Strasburg. De fakto janë përjashtuar nga Këshilli i Evropës. Sepse duhet të kenë tre shkallët e gjyqësorit siç është ligji botëror i sistemeve të drejtësisë. Kurse këtu, Edi Rama pasi mori Prokurorinë e Përgjithshme, paralizoi Gjykatën e Lartë, mori Gjykatën Kushtetuese. Tani nuk i fsheh dot më. Nuk ka thes që i maskon me asgjë. Kjo është një nga veprat më të zeza të këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t20/06/2018 23:10

Pra rama me 2 klyshe te soros i bën vepren me te zeze ketij vendi dhe opozita çfare beri?Kundershtoi sa per sy e faqe,sepse rendesi ka mandati,imuniteti i tyre.Ne kete veper me te vertete te zeze ,opozita ka pjesen e vet,luli i dyti me ato kukulla qe i zgjodhi perqark vetes,dhe ti i pari si mentor i tij,qe ne nen rrogoz aprovove çdo veprim te tij

Shto koment

Denonco