Edi Rama mbërrin në Gjermani, por nuk pritet nga Merkel...

Edi Rama mbërrin në Gjermani, por nuk pritet nga Merkel...

21:05, 24/04/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjermani, për të nisur vizitën e tij të paralajmëruar, ku gjatë ditës së nesërme raportohen takime në Budenstagun gjerman dhe kancelarin Angela Merkel.

Stafi i Kryeministrit ka shpërndarë një foto nga momenti i mbërritjes së Ramës dhe pavarësisht se cilësohet një ceremoni vërtet mikpritëse, ajo që bie në sy është fakti se Rama nuk është pritur nga kancelarjka Merkel. Madje zyrtari që ka pritur Edi Ramën në aeroport është Ambasadori.

Kjo do të thotë se vizita nuk është zyrtare e kërkuar nga kancelarja gjermane, pasi do të kishte një tjetër protokoll.

Vizita e Ramës në Gjermani do të zgjasë dy ditë, ndërsa me interes veç takimit me Merkel konsiderohet edhe përballja në Bundestagun gjerman me deputetin e CDU, Krichbaun.

Kjo është vizita e parë e Ramës në një vend të BE-së, që pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco