Prodhonin kriptomonedha në banesë/ Arrestohet 67-vjeçari në Tepelenë, në kërkim i biri

13:17, 08/05/2024
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 67-vjeçar pasi kishte përshtatur banesën në Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.

Gjithashtu është shpallur në kërkim i biri 35-vjeç.

Policia ka sekuestruar pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë/ Tepelenë

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Kishin përshtatur banesën në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave, arrestohet 1 shtetas dhe punohet për kapjen e djalit të tij.

Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco