Identifikohet shqiptarja e vrarë në Greqi, kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë

Identifikohet shqiptarja e vrarë në Greqi, kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë

08:36, 16/05/2024
A+ Aa A-

Mediat greke njoftojnë se shqiptarja që u gjet e vrarë me thikë në mes të rrugës në Menidhi quhet Enkelejda Danaj  dhe është nga Vlora.

Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj Eduart (Pazait) Danaj. i cili tashmë është në shënjestër të autoriteteve dhe në kërkim. Të gjitha herët autori, shqiptar, është arrestuar dhe herën e fundit prokurori e la të lirë.

Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në Peristeri. 

Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë. Trupi i 40 vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous.  Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë. 

Më datë 3 prill 2013 viktima kishte bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Po më datë 18 shtator 2022, viktima kishte bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018. Asaj i është dhënë një dokument për ekzaminim nga mjeku ligjor dhe një formular me agjencitë dhe numrat e telefonit për viktimat e dhunës në familje.

Më datë 07.05.2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa për të premten e datës 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq.

I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe material i shtypur, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit "Panic Button" në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco