'Ajo po bërtiste për ndihmë'/ Dëshmia pas vrasjes së 40-vjeçares shqiptare

'Ajo po bërtiste për ndihmë'/ Dëshmia pas vrasjes së 40-vjeçares shqiptare

10:19, 16/05/2024
A+ Aa A-

Gruaja po bërtiste “ndihmë, ndihmë”. 

Këto kanë qenë fjalët e fundit të Enkelejda Danajt, 40-vjeçares e cila këtë të enjte u vra me thikë në Greqi.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është bashkëshorti i saj, Eduard Danaj, 50 vjeç. Ky i fundit nuk është arrestuar ende.

Një grua, pronare e biznesit, ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

“Në mëngjes erdha rreth orës 05:10, po pija kafenë dhe një klient erdhi dhe më tha “mbylle derën, mos e hap sepse vranë një grua aty. Kam marrë policinë”. Vajza ishte duke bërtitur “ndihmë, ndihmë” dhe klienti telefonoi policinë”, tha ajo.

Danaj u vra në Menidi teksa po shkonte në punë. Ajo kishte një listë të gjatë denoncimesh ndaj ish-bashkëshortit për dhunë në familje. Ky i fundit do të duhet të dalë para gjykatës të premten pas kallëzimit të fundit që i ishte bërë javën e kaluar.

Megjithatë deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Danaj kishte dy fëmijë, të dy adoleshentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco