I përdorën emrin për të vjedhur prona në Bërxullë, ish-hidrauliku kallëzon në prokurori kandidatin e Bashës, Ymer Markun

I përdorën emrin për të vjedhur prona në Bërxullë, ish-hidrauliku kallëzon në prokurori kandidatin e Bashës, Ymer Markun

21:51, 19/05/2024
A+ Aa A-

Teksa prokuroria e Tiranës, prej më shumë se 1 viti po heton ish-kryetarin e komunës Bërxullë, Ymer Marku, dhe disa zyrtarë të tjerë si të përfshirë në tjetërsimin e metra katror  sipërfaqe toke në Bërxullë, një hetim paralel për këtë çështje, tashmë është hapur në SPAK.

Prej disa ditësh prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim ndaj ish-zyrtarit të lartë, Ymer Marku, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Marku do përballet me një kallëzim penal të depozituar në SPAK nga Arben Tafa, i cili më parë ka shërbyer në një funksion tek ish-komuna Bërxullë.

“Ora News” ka mësuar se Arben Tafa, gjatë kohës kur komunën Bërxullë e drejtonte Ymer Marku, është punësuar prej këtij të fundit si hidraulik i kësaj komune.

Por gjatë kësaj kohe, ka rezultuar se emri i hidraulikut Arben Tafa, është përdorur si maskim për tjetërsimin e disa pronave që ndodhen në zona të ndryshme të Bërxullës.

Në emër të Arben Tafës, është rregjistruar me dokumenta të falsifikuara një sipërfaqe toke 4 mijë metra katror.

Dokumentat tregojnë se kjo sipërfaqe që ndodhet në fshatin Brukë, është në pronësi të shtetasit Arben Tafa, i cili ka dyshime të forta se nuk është pronari real i kësaj pasurie të paluajtshme.

Lidhur me rregjistrimin në hipotekë të kësaj prone prej 4 mijë metra katror, në prokurori ka shfaqur shqetësim dhe Arben Tafa, i cili edhe pse rezulton pronari i tokës, nuk ka asnjë dokument historik që të provojë origjinën e kësaj pasurie të paluajtshme.

Hetimet për këtë rast që kanë nisur në SPAK pritet të shtrihen dhe tek verifikimi i rolit të ish-kryekomunarit Marku në pasuri të tjerë që janë tjetërsuar prej tij.

Ka shumë gjasa dhe pritet që në ditët në vijim ky hetim i SPAK, të bashkohet me hetimin që ka nisur prokuroria e Tiranës ndaj Ymer Markut dhe tre personave të tjerë, si ish-kryeplaku Agim Loci dhe ish-Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Kujtim Balliu.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës kur shërbenin në ish-komunën Bërxullë, përmes dokumentave të falsifikuara kanë tjetërsuar disa sipërfaqe toke në zonën e Bërxullës.

Pritet që ditën e nesërme Ymer Marku dhe dy personat e tjerë Agim Loci, Kujtim Balliu të dalin para gjykatës së Apelit Tiranë, ku do njihen me masën e sigurisë.

Të tre personat vijojnë të qëndrojnë në burg, ndërkohë nesër gjyqtari i Apelit Dritan Hasani, do vlerësojë nëse Ymer Marku dhe dy ish-zyrtarët e Bërxullës do lenë qelinë apo jo? /Ora News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco