U plagos me armë nga babai/ 40-vjeçarja niset drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

U plagos me armë nga babai/ 40-vjeçarja niset drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

18:44, 19/05/2024
A+ Aa A-

Rudina Musaku, 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu nga babai gjatë pasdites së sotme është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Sipas burimeve për mediat, 40-vjeçarja ka plagë në bark dhe gjendja e saj mbetet kritike.

Kujtojmë se i ati, pasi plagosi me armë të bijën pas një sherri të momentit, ka qëlluar dhe veten duke mbetur i vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco